• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË VETËVAREJ NË BURGUN E PEQINIT/ DETAJET si u shpëtua Bledar Selmanaj ekzekutori i Xhuljano Bullarit
Home
Breaking News

TENTOI TË VETËVAREJ NË BURGUN E PEQINIT/ DETAJET si u shpëtua Bledar Selmanaj ekzekutori i Xhuljano Bullarit

17 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga tentativa e vrasjes në burgun e Peqinit. Gazetarja Dorjana Bezat, ka rrëfyer për “BalkanWeb” tha se Bledar Selmanaj, personi i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, ka tentuar të vetëvaret në ambientet ku po vuan dënimin.

Por për fat të mirë, ai është pikasur nga gardianët e burgut, që e kanë dërguar më pas në infermieri, nga ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, gazetarja tha se Selmanaj ka pretenduar se nuk e ka kryer ai vrasjen, por ka pranuar se ishte ai që e ka nxjerrë në pritë 25-vjeçarin Bullari. Sipas tij, vrasjen e kanë kryer persona të tjerë me precedent të theksuar kriminal në qytetin e Vlorës.

“Ka pasur një tentativë për vetëvrasje në burgun e Peqinit. Autori i dyshuar i vrasjes së Xhuljano Bullarit, ka tentuar të varë veten në burg, por është parandaluar ky akt nga gardianët, të cilët e kanë çuar në ambientet e infermierisë. Nga informacionet paraprake, rezulton që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Selmanaj ka pak ditë që ka shkuar në ambientet e paraburgimit të Peqinit. Kujtojmë që janë dashur 4 ditë që policia të zbardhë dinamikën. Nga informacionet e siguruara, dyshohet se duke qenë se kishin njohje të mëparshme, ata kanë negociuar me njëri-tjetrin, për të bërë lidhje mes dy grupeve kriminale për tregtinë e hashashit. Por kjo gjë nuk ka shkuar siç duhet dhe prandaj ka ndodhur atentati. Selmanaj thotë se nuk është ai ekzekutori, por thotë se ai vetëm e ka nxjerrë në pritë djalin, ndërsa si autor ai thotë se janë persona me precedent të theksuar penale në Vlorë”, u shpreh gazetarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Dinamo dhe Laçi ndajnë pikët në "Elbasan Arena"
Previous article HUMBËN JETËN 10 NJERËZ TË PAFAJSHËM/ SHBA pranon sulmin me dron në Kabul pak para tërheqjes së trupave ushtarakë

s.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT