• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTOI TË SHTYPTE ME MAKINË NËNË E BIR/ Avokati i infermierit: Kërkoi të bisedonte, kemi video
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTOI TË SHTYPTE ME MAKINË NËNË E BIR/ Avokati i infermierit: Kërkoi të bisedonte, kemi video

18 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Besmir Kolçe, avokati i Mersin Mllojës, infermierit që tentoi të shtypte me makinë nënë e bir, ka deklaruar se klienti i tij u bullizua, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet për tentativë vrasje.

Kolçe sqaroi në “Jetë Shqiptare” se infermieri ka kërkuar të bisedojë me palët akuzuese, teksa këta të fundit kanë qenë në rrugë.

Po ashtu, Kolçe pretendon se klienti i tij është sulmuar nga infermierja dhe bashkëshorti i saj, në ambientet e jashtme të Qendër Shëndetësore në Fushë-Arrëz, Shkodër.

“Në fakt ka pasur një konflikt gjatë një seminari trajnues në ambientet e Qendrës Shëndetësore në Fushë-Arrëz, Shkodër. Kanë qenë të pranishëm disa infermierë. Personi që pretendohet se është dëmtuar nga kjo vepër penale nuk ka qenë ndër personat e listuar për të qenë në trajnim. Por ka marrë pjesë në trajnim dhe pasi ka zhvilluar debatin me personin në mbrojtjen time është larguar dhe e ka pritur në ambientet e jashtme të QV dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij personi, bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo është pjesë e hetimeve, por ka shumë persona që kanë qenë dëshmitarë të këtij konflikti. Rreth një orë para se të ndodhte ngjarja ka ndodhur konflikti. Bullizim i personit.

Gjatë mbledhjes ka filluar konflikti. zonja ka ushtruar fjalor jo të duhur dhe nga dëshmitarët e pranishëm në mbledhje ka qenë ajo që ka bullizuar duke i thënë: “Ti nuk je për infermier”, “je për kosh mbeturinash”. Klienti im ka një problem shëndetësor të këmbëve, lëviz I shoqëruar nga një person tjetër ose me bastun, paterica. Ka problem genetik.

Nuk ka prapavijë të mëparshme. Ngjarja ka ndodhur prej bullizimit. Për ngjarjen ka dhe një video që nuk është bërë pjesë e informacioneve që kanë dalë në media. Video është paraqitur në ambientet e prokurorisë. Tregohet momenti kur ka ndodhur incidenti i pretenduar nga ana e Prokurorisë. Nëse do e shihni videon do kuptoni se nuk ka asnjë tentativë për të vrarë këto dy persona.

Nuk kanë qenë duke ecur në trotuar. Vendi ku ka ndodhur aksidenti nuk ka trotuar, por është vend për lëvizje makinash.

Informacioni në media nuk është i saktë. Në fakt s’ka pasur qëllim për t’i vrarë. Është afruar pranë tyre por për të bërë një diskutim. Bën një reagim në lidhje me drejtimin e mjetit drejt tyre por realisht mjeti ka qenë thuajse i ndalur dhe nuk kishte rrezikshmëri”, tha avokati Kolçe.

Ky i fundit bëri me dije se në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të hënë (18 mars) për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj infermierit Mlloja, Prokuroria ngriti akuzën e vrasjes me dashje dhe kërkoi arrest me burg për të.

“Sot ishte seanca për vlerësimin e masës së sigurisë dhe saktësimin e masës ndaj Mllojas në gjykatën e shkallës së parë Shkodër. Prokuroria kishte ngritur akuzën e vrasjes me dashje dhe si pasojë e saj kishte kërkuar dhe masën e sigurisë arrest me burg. Në fakt dhe gjykata e ligjëroi një kërkim të tillë nga ana e Prokurorisë për t’u caktuar masa e arrestit burg pa afat për këtë shtetas, derisa të vazhdojnë hetimet për këtë proces”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAKRA E LUSHNJES/ Shtyhet seanca ndaj Leart Haxhiut, zbulohet arsyeja
Previous article RRITJA E PAGAVE/ Qeveria do t’u japë dyfish më shumë para bashkive

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës Aktualitet

KËRKIMET PËR EGLANTIN KOÇIN DHE AUTORIN/ Përforcohen operacionet, kontrolle në periferi të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT