Artur Gashi është shpallur fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe është dënuar me 6 muaj burgim.
Gjatë seancës tre gjyqtaret e GJKKO vendosen ta dënojnë Artur Gashin me 6 muaj burgim.
Ndërkohë që për shkak për aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Gashi do të kryej katër muaj burg. Por në vendim theksohet se këtij dënimi do t’i zbriten edhe ditët që ka kryer në masën “arrest shtëpie”.
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Artur Gashi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi duke mbajtur në konsideratë edhe kohën e qëndrimit në masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit:”, thekson njoftimi i GJKKO.


