• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tentoi të grabisë bankën me thikë, 24-vjeçari: Ndodhi në një moment dëshpërimi, jam…
Home
Breaking News

Tentoi të grabisë bankën me thikë, 24-vjeçari: Ndodhi në një moment dëshpërimi, jam…

15 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tenton të grabisë bankën në Durrës, por autori 24-vjeçar arrestohet në ambientet e brendshme të saj.

Sipas Policisë, shtetasi Kreshnik Margjoni u fut dhe kërcënoi arkëtaren me një thikë që mbante në dorë. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, në një filial që ndodhet në afërsi të stacionit të trenit.

Pa marrë parasysh faktin që banka survejohej nga kamera sigurie dhe mund të identifikohej shumë lehtë nga punonjësit, 24-vjeçari u fut i pamaskuar dhe vetëm me një thikë në dorë. Nën kërcënimin e armës së ftohtë, ai ka shkaktuar terror te personeli, por edhe dhjetëra qytetarë që prisnin për të kryer procedura të ndryshme. Sipas dëshmitarëve, sapo i riu është futur në ambientet e brendshme, ai nxori thikën që fshihte në xhep dhe iu afrua arkëtares duke i kërkuar asaj t’i dorë- zonte paratë.

Ai kërcënoi edhe punonjësit e tjerë se nëse do të guxonin të afroheshin për të ndërhyrë, ai do ta qëllonte arkëtaren. “Futi në qese të gjitha paratë që ke këtu gjendje në arkë dhe m’i jep. Shpejt, të gjitha paratë…”, është dëgjuar të thërrasë autori. Por ndërkohë, punonjësit e tjerë kishin shtypur butonin e alarmit. Vetëm pas pak çastesh, në vendin e ngjarjes mbërritën një numër i lartë forcash policie, të cilat rrethuan objektin dhe zhvendosën qytetarët që ishin kuriozë të shikonin se çfarë po ndodhte.banka

Në momentin që mori qesen me lekë (rreth 1 milion lekë të vjetër) dhe po tentonte të dilte përjashta, dy efektivë të Policisë së Rendit e neutralizuan atë menjëherë. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

“Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M., 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë nën kërcënimin e një thike një sasi parash. Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Kreshnik Margjoni, me origjinë nga Rrësheni dhe më banim në zonën e ish-Kënetës në Durrës, akuzohet për tentativë grabitjeje të armatosur e me dhunë.

Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Policisë, 24-vjeçari ka deklaruar se grabitjen e bankës kishte tentuar ta kryente në një moment dëshpërimi pasi kishte mbetur pa lekë. “Nuk kisha planifikuar asgjë. Gjithçka ndodhi në një moment dëshpërimi. Nuk u mendova gjatë dhe hyra në bankë. Madje, nuk isha as i maskuar. Më duheshin paratë, pasi jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe i papunë”, ka deklaruar ndër të tjera 24- vjeçari. Ndërkohë, Policia po punon të mësojë për të kaluarën e shtetasit Kreshnik Margjonit, nëse ka kryer apo jo vjedhje apo grabitje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bëri për spital me thikë tre persona, arrestohet i "TMERRSHMI" i Divjakës (EMRI)
Previous article Mediat ruse tallen keq me sulmet e SHBA në Siri, nxjerrin të dhëna që…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT