• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET/ Shefi i NATO-s: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë
Home
Nderkombetare

TENSIONET/ Shefi i NATO-s: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë

11 February, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të premten vizitoi një bazë ajrore ushtarake në Rumani, që është nikoqire e afro 1,000 trupave amerikane, që janë dislokuar në këtë shtet si pjesë e përpjekjeve të aleancës për të forcuar krahun lindor, pas rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Stoltenberg, që u takua në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu, me presidentin rumun Klaus Iohannis dhe zyrtarë të tjerë të lartë, tha se “ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë”.

“Ne nuk kemi siguri lidhur me atë që do të ndodhë. Prandaj ne i bëjmë thirrje Rusisë që ta shtensionojë situatën”, tha Stoltenberg për gazetarët.

“Ne jemi vigjilentë dhe të përgatitur dhe kjo është arsyeja që prezenca e trupave të NATO-s në Rumani është kaq e rëndësishme”, shtoi ai.

Vizita e Stoltenbergut në Rumani po ndodh në të njëjtën ditë kur karvanët e ushtrisë amerikane, me pajisje ushtarake erdhën në këtë bazë rumune. Shtetet e Bashkuara po rivendosin 1,000 trupa nga Gjermani në Rumani, pasi zyrtarët amerikanë kanë frikë se Rusia shumë shpejt do ta pushtojë Ukrainën. Trupa të NATO-s po ashtu janë dislokuar në Poloni.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe ka kryer një sërë manovrash ushtarake në rajon. Por, Moska thotë se nuk ka plane që ta pushtojë Ukrainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VENDIMI PËR T’I BËRË QEJFIN...”/ Avokati i Izet Haxhisë: Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës
Previous article VIZITUAN BANORËT NË SHTËPINË E "BIG BROTHER VIP"/ Ja si shprehen opinionistët: Ishin të rënduar...

F.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT