• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VENDIMI PËR T’I BËRË QEJFIN…”/ Avokati i Izet Haxhisë: Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës
Home
Aktualitet
Kronikë

“VENDIMI PËR T’I BËRË QEJFIN…”/ Avokati i Izet Haxhisë: Gjyqtari i çështjes u caktua nga mikja e Argita Berishës

11 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm për avokatin e tij Idajet Beqiri. I ftuar në Report Tv, Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, avokati tha se gjyqtari çështjes u komandua nga ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.

“I pritshëm sepse që kur u hodh ‘shorti’ u komandua gjyqtari që do merrte çështjen. E komandoi ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës e cila më pas e zuri vettingu dhe sot është jashtë sistemit gjyqësor. Ajo shihet mikja më e ngushtë e Argita Berishës, vajzës së Berishës. Politika dhe krahu politik i Berishës ishte i interesuar që ky rigjykim që u bë me një sforcim të jashtëzakonshëm, qeveria Berishës bëri përpjekje të jashtëzakonshme që Izet Haxhia mos të vinte kurrë në Shqipëri, derisa ai për të sqaruar të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, ishte vetë ai që erdhi i bindur që reforma në drejtësi do bënte çudira, ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer.

Këtyre gjyqtarëve paragjykues, iu dha lëmi, sasia e grurit, kali dhe një litar, litari ishte nga një 20 metro në 25, pra nga 20-25 vjet burg. Prokurori tha 25, gjykata për të qenë më  luajale i dha 21”, tha Idajet Beqiri në Report Tv.

Beqiri bëri me dije se do ta apelojnë vendimin, ndërsa thekson se vendimi është marrë për t’i bërë qejfin një politikani të pisët, duke iu referuar Sali Berishës.

“Do bëjmë apel, jemi të bindur që Gjykata e Apelit do jetë në përgjegjësinë më të lartë të detyrës, që nuk do lejojë një prokurori dhe një gjykatë të shkallës së parë kriminale, në aspektin që gjykata dhe prokuroria  duhet të parandalojnë krimet. Po kur del e vërteta dhe nuk ka dorë Izet Haxhia ti nuk ke pse iu thua fëmijëve të Azem Hajdarit hakmerruni. E thotë sepse mashtron vendimin e vet për ti bërë qefin një politikani të pistë. Gjykata e apelit nuk do ta lejojë”, u shpreh Beqiri në Report Tv.

Beqiri thotë se Gjykata e Apelit do të marrë një vendim të drejtë, pasi sipas tij Izet Haxhia është i pafajshëm.

“Prokurori kërkoi që ai të dënohej dhe të quhej fajtor, për Azem Hajdarin, për vrasjen me dashje të bashkëpunëtorit të tij Besim Çerja dhe Zenel Nezën, por edhe për Naim Çangun që mbeti i vrarë, që ishte me krahun e Fatmir Haklajt. Kur u dënua Izet Haxhia dhe iu ngrit akuza në 1999 dhe u dënua në 2002, në vendim gjyqësor ishin këto fjalë ‘Izet Haxhia nëpërmjet një radio që i ka dhënë Fatmir Haklaj ka qenë një natë para vrasjes dhe ditën e varsjes me grupin që ka organizuar vrasjen dhe ka qenë ai.

Në momentin që Azem Hajdari po vinte në drejtim të mjetit, i ka dalë përpara Izet Haxhia dhe pasi kanë bërë një debat sy më sy, ka dal Fatmir Haklaj dhe ka vrarë me breshëri Azem Hajdarin. Për këtë është cilësuar bashkëpunëtor. Ditën që është vrarë Azem Hajdari s’ka qenë farë, nuk është Izet Haxhia. U provua nga raporti i SHIK që e kishin fshehur dhe jepej me hollësi kush e kishte nxjerr në pritë. Këtë thënie të Izet e Haxhisë e konfirmon raporti i SHIK dhe morat e Haklajve”, vijoi ai.

Gjykata dënoi ditën e sotme 21 vite burg për Izet Haxhinë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në 1998-ën. Ai nuk ishte i pranishëm në sallë, por me anë të një kërkese, Haxhia kërkoi shpalljen i pafajshëm. Haxhia nuk ka bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar, për pasojë nuk përfiton ulje me 1/3 të dënimit, e ndërsa dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JE BLLOF"/ Debat mes Ilirit dhe Monikës, ja ARSYEJA
Previous article TENSIONET/ Shefi i NATO-s: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Evropë

F.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT