• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ja alternativa e vetme për të zgjidhur situatën
Home
Nderkombetare

TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ja alternativa e vetme për të zgjidhur situatën

15 February, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të hënën Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit që të ulin tensionet, duke thënë se “nuk ka alternativë tjetër përveç diplomacisë”.

“Çmimi në vuajtjet njerëzore, shkatërrimi dhe dëmi ndaj sigurisë evropiane dhe asaj globale është tepër i lartë për t’u imagjinuar”, tha ai duke folur për mundësinë e një sulmi rus ndaj Ukrainës, për të cilin Perëndimi thotë se mund të fillojë që të mërkurën.

“Thjesht nuk mundemi të pranojmë as mundësinë e një përballjeje të tillë shkatërrimtare”, tha ai nga selia qendrore e OKB-së.

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin me të gjitha palët, duke ofruar edhe mjediset e zyrave të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Zoti Guterres foli me gazetarët pas u kthye nga një drekë pune që organizohet çdo muaj për 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. Rusia ka këtë muaj presidencën e radhës të këshillit dhe e organizoi drekën në mjediset e misionit të saj në OKB.

Më herët të hënën, zoti Guterres pati një takim virtual me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov për rreth 20 minuta. Ai foli në vazhdim edhe me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Zoti Guterres nuk dha detaje nga bisedimet, por mirëpriti kontaktet diplomatike, përfshirë në nivelin e krerëve të shtetit. Ai megjithatë paralajmëroi se retorika provokuese nuk ndihmon.

“Deklaratat publike duhet të synojnë uljen e tensioneve, jo përshkallëzimin e tyre”, tha shefi i OKB-së.

Ai gjithashtu citoi Kartën e OKB-së, duke nënvizuar thirrjen ndaj vendeve anëtare që të zgjidhin paqësisht mosmarrëveshjet dhe të mos kërcënojnë apo të mos përdorin forcën ndaj integritetit territorial dhe pavarësisë politike të një shteti, ose në çfarëdo mënyrë tjetër që nuk përputhet me objektivat e Kombeve të Bashkuara”.

“Të braktisësh diplomacinë për t’u konfliktuar nuk është thjesht si të kalosh një vijë (të kuqe), por është si të hidhesh nga maja e malit”, paralajmëroi zoti Guterres. “Pra, apeli im është ky: Mos e braktisni kauzën e paqes”./ Marrë nga VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI KRAH NATO-S"/ Meta në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Të evakuohen shqiptarët...
Previous article "KA HAPUR DYERT..."/ Rama publikon PAMJET nga shkolla e rindërtuar në Borizanë

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT