Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur këtë të martë me procesin e rindërtimit pas tërmetit.
Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale pamje nga shkolla e mesme “Haxhi Qira” në Borizanë.
Bashkëngjitur me imazhet e postuara, Rama shkruan se kjo shkollë u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe tashmë ka hapur dyert për 477 nxënësit e saj.
Postimi i Edi Ramës:
Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të rilindur, të Mesmen e Bashkuar “Haxhi Qira” në Borizanë, e cila pas rrënimit nga tërmeti sapo ka hapur dyert për 477 nxënës, ju uroj një ditë mbarë.







