• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI KRAH NATO-S”/ Meta në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Të evakuohen shqiptarët…
Home
Politikë

“JEMI KRAH NATO-S”/ Meta në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Të evakuohen shqiptarët…

15 February, 2022 s.autor Politikë

Shqipëria, e pozicionuar në krah të aleatëve, mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë.

Por Presidenti i Republikës, Ilir Meta, apelon se në çdo rast duhet të garantohen rezervat e shtetit dhe të evakuohen shqiptarët nga Ukraina. Në funksion të kësaj çështjeje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare për zhvillimet në Ukrainë.

Për afro një orë, mes kreut të shtetit dhe krerëve të institucioneve përgjegjëse për sigurinë u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë-Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë.

Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë së OKBsë.

Në vend të kreut të qeverisë ishte zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Pjesëmarrës ishin edhe shefi i shtabit, Bajram Begaj, shefi i SHISH, Helindon Bendo, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtori i Policisë, Gledis Nano.

Sipas informacioneve të inteligjencës amerikane, ka shumë gjasa që këtë javë Rusia të pushtojë Ukrainën. Por Moska, e cila ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit rus me Ukrainën, ka mohuar çdo plan për të pushtuar dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për histeri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë
Previous article TENSIONET RUSI-UKRAINË/ Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ja alternativa e vetme për të zgjidhur situatën

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT