• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË VERI/ Serbia sulmon Shqipërinë: Olta Xhaçka t’i kujtojë Albin Kurtit zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit
Home
Politikë

TENSIONET NË VERI/ Serbia sulmon Shqipërinë: Olta Xhaçka t’i kujtojë Albin Kurtit zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

28 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas deklaratës së ministres shqiptare Olta Xhaçka për tensionet në veri të Kosovës.

Daçiç thotë se Olta Xhaçka në emër të qeverisë shqiptare nuk i ka kujtuar Kurtit se ka detyrim ndërkombëtar ‘për të mos dërguar njësite të armatosura shqiptare në Veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë’.

“Ajo (Olta Xhaçka) në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, shprehet në reagimin e tij kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiç.

***

Të martën e 27 dhjetorit, Shqipëria e dënoi situatën e përshkallëzuar në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se kjo është një krizë e zgjatur artificialisht dhe që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990.

olta xhacka

Sipas Xhaçkës, nuk është koha që të bëhen kërcënime ushtarake apo sulme ndaj policisë së Kosovës. Ministrja shkruan se këto duhet të marrin fund dhe autorët të nxirren përpara drejtësisë.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Po ndjekim me keqardhje minutë pas minute shfaqjen e një krize të tejzgjatur në mënyrë artificiale në veri të Kosovës dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga përshkallezimi i tensioneve.

Barrikadat që janë ngritur në veri, jo prej ndonjë vale zemërimi popullor, por nga një grup kriminelësh famëkeq, nuk po pengojnë thjesht vijimin normal të jetës. Ato janë po ashtu skena që të kujtojnë ditët e errëta të viteve 1990 të cilat rajoni ynë i ka lënë pas njëherë e mirë bashkë me ish Jugosllavinë që shkoi e vate.

Për pak vjen viti 2023! Kjo nuk është koha për të bërë kërcënime ushtarake apo për sulme të papranueshme kundër Policisë së Kosovës, KFOR dhe Policisë së EULEX. Kjo është koha për dialog dhe bashkëpunim. Kjo përballje e rrezikshme duhet të marrë fund dhe autorët duhet të nxirren përpara drejtësisë.

Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikatat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ NË SHBA/ 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora, pak momente para se të vdiste nga i ftohti...
Previous article ME KOKAINË ME VETE TENTON T'I IKË POLICISË/ Arrestohet pas ndjekjes 35-vjeçari shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT