• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ NË SHBA/ 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora, pak momente para se të vdiste nga i ftohti…
Home
Jetë

MOTI I KEQ NË SHBA/ 22-vjeçarja mbeti e ngujuar në veturën e mbuluar nga bora, pak momente para se të vdiste nga i ftohti…

28 December, 2022 s.autor Jetë

Nga stuhia e fuqishme që ka goditur Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën mbi 65 persona, e në mesin e tyre është një 22-vjeçare nga Buffalo, e cila para vdekjes i kishte dërguar familjes disa video, ku shihet sesi kishte ngecur në veturë – të paktën 18 orë qëndroi në të dhe në fund u gjet e vdekur nga autoritetet.

Anndel Taylor mbeti e ngujuar në veturë nga stuhia derisa po kthehej nga puna në Buffalo gjatë të premtes mbrëma.

Gjatë asaj kohe sa ishte në veturë, u dërgoi disa video motrave në Karolinën e Veriut, e videoja e fundit ishte realizuar pas mesnatës dhe në të shihen duke hapur dritaren e veturës që ishte ngrirë – me shpresën se do të shihte ndonjë ekip të shpëtimit.

“I tha motrës time se po frikësohet”, tha njëra nga motrat – Shawnequa Brown.

Familja e saj ka bërë të ditur se besojnë se ajo kishte mbetur e ngujuar për të paktën 18 orë, ku më pas u gjet e vdekur në prag të Krishtlindjeve.

“I ka telefonuar ndihmës së shpejtë dhe i kishte pritur. Por të gjithë ata që u nisën për ta shpëtuar, kanë ngecur në mes të rrugës si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe bllokimit të rrugëve”, tha e ëma e saj Wanda Brown Steele.

Taylor i kishte thënë motrave në një bisedë në grup se planifikon të flejë paksa, dhe më pas do të tentojë të largohet diku ku është më sigurt derisa të arrijë ndihma e shpejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET NJË 25 VJEÇAR SHQIPTAR NË GJERMANI/ Era e dyshimtë i zbuloi plantacionin e fshehur të kanabisit
Previous article TENSIONET NË VERI/ Serbia sulmon Shqipërinë: Olta Xhaçka t’i kujtojë Albin Kurtit zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT