• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Presidenti Biden mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe palestinezëve
Home
Nderkombetare

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Presidenti Biden mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe palestinezëve

18 May, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, shprehu të hënën në një telefonatë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbështetjen e për një armëpushim në luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë, tha Shtëpia e Bardhë.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mbi telefonatën nuk i referohej ndonjë përgjigjeje nga ana e zotit Netanyahu ndaj komentit të Presidentit Joe Biden për armëpushim.

“Presidenti shprehu mbështetjen për një armëpushim dhe diskutoi mbi angazhimin e SHBA me Egjiptin dhe partnerë të tjerë drejt këtij qëllimi,” tha Shtëpia e Bardhë.

Izraeli vazhdoi të godiste Gazën me sulme ajrore të hënën dhe militantët palestinezë hodhën raketa të tjera në qytetet izraelite.

Të paktën 212 palestinezë janë vrarë, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra, në më shumë se një javë luftimesh, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Gaza. Dhjetë vetë janë vrarë në Izrael, përfshirë dy fëmijë.

Zoti Biden “inkurajoi Izraelin të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm,” tha Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti përsëriti mbështetjen e tij të vendosur për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet e raketave,” vazhdon deklarata.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit gjithashtu “diskutuan lidhur ,e përparimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gaza.”

Krahu i armatosur i Hamasit tha se do të hidhte më shumë raketa ndaj Izraeli si kundërpërgjigje ndaj ndonjë sulmi tjetër izraelit.

Gjatë së hënës presidenti Biden dhe ndihmësit e tij punuan prapa skenave, duke bërë presion për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në një atmosferë që një burim tha se ishte zhgënjyese lidhur me bombardimet e Izraelit ndaj një ndërtese të Gazës që strehonte disa organizata lajmesh.

Zoti Biden po përballet me presion në rritje nga ligjvënësit në Partinë e tij Demokrate për të luajtur një rol më të madh, por zyrtarët amerikanë thonë se ai dhe ekipi i tij kanë zgjedhur një përpjekje të pabujshme, duke biseduar me zyrtarë izraelitë dhe aleatë të Shteteve të Bashkuara në botën arabe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUSTAFA U RRËMBYE MË 14 MAJ, U TORTURUA PËR T'I NXJERRË…"/ Artan Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të "fortit"
Previous article U BËNË PRINDËR PË HERË TË DYTË/ Mozzik dhe Loredana i vendosin djalit emrin e veçantë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT