• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MUSTAFA U RRËMBYE MË 14 MAJ, U TORTURUA PËR T’I NXJERRË…”/ Artan Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të “fortit”
Home
Breaking News

“MUSTAFA U RRËMBYE MË 14 MAJ, U TORTURUA PËR T’I NXJERRË…”/ Artan Hoxha: Aksion sekret, si e rrethoi policia natën shtëpinë e të “fortit”

18 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Viktima kishte qenë i dënuar më parë për plagosje. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë “Bereta” që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja.

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh në “Log” se Mustafa u rrëmbye në datë 14 majdhe u torturua për t’i nxjerrë informacion dhe më pas u vra. E ndërsa autori ende nuk dihet, gazetari Hoxha zbuloi atë që ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku u rrethua banesa e një të “forti” në lagjen “Kiras”, por pavarësisht tentativa të policisë nuk u hap deri në mëngjes, por nuk u gjet asgjë.

“Policia e Shkodrës ka ushtruar mbrëmë gjatë natës një operacion të zgjeruar në Kiras dhe kanë bastisur një numër banesash që shumë rrallë ka guxuar (policia) që të shkojë atje. Banesa që e kanë murin nga 4 metra dhe kanë kamera jo vetëm te shtëpia, por që ku fillon rruga. Në një nga banesat nuk është hapur, kanë hyrë në oborr dhe nuk kanë mundur të hyjnë pasi i zoti nuk e hapte derën dhe aty kanë hyrë sot kur ka zbardhur.

Është një personazh shumë i njohur në Shkodër, nuk ka foto në media, është një personazh i cili është manjak i sigurisë, nuk bën kollaj gabime dhe është shumë e vështirë ta implikosh përfshirjen e tij. Gjithë natës është mbajtur shtëpia në rrethim deri në mëngjes, madje është kontrolluar edhe banesa e Fatbardh Licit që është ekzekutuar në gushtin e 2018.

Autoritetet janë mundur ta mbajnë sekret. Dyshimet janë qenë se personi që u gjet në Livadhe, dyshojnë se u mbajt peng në një banesë dhe aty u kërkua të nxirrej informacion prej tij. Nuk janë gjetur prova, di që u bastis zona kryesore në Kiras, por nuk kanë gjetur prova që në këtë zonë ka ndodhur rrëmbimi dhe është mbajtur peng Endri Mustafa. Kjo ngjarje nuk do të ngelet me kaq.

Shkodra ka një karakteristikë shumë të veçantë, qytetarët nuk bashkëpunojnë me policinë për shkak të mos besimit që kanë prandaj është e vështirë të zbulosh atentate. Në Shkodër nuk kemi një përgjigje për viktimat e tre viteve të fundit, që janë edhe nip e dajë që janë rrëmbyer dhe nuk janë gjetur më kufomat e tyre”.

Zgjidhja? “Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, që për fat të keq paralajmëron vijim prandaj duhet të ketë një reagim të fuqishëm që nuk mund ta bëjë policia lokale, duhet një Task Forcë nga Tirana që ka detyrë të godasë vetëm grupet kriminale të këtij niveli, pasi grupet lokale nuk kanë mundësinë dhe kurajo”.

Por cili është autori i vrasjes? “Autori është viktima e radhës, ai që do të goditet në vijim, do ta gjejnë vetë ata, gjë që nuk është fare normale, duhet të gjejnë një zgjidhje që të qetësojnë komunitetin atje” përfundoi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET QË "PUSHTOJNË" ZEMRAT E SHIKUESVE/ Gazetarja e BBC ‘ndërpritet’ ëmbël nga e bija teksa mundohet të raportojë (VIDEO)
Previous article TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Presidenti Biden mbështet armëpushimin mes Izraelit dhe palestinezëve

Delo.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT