Drejtori i Policisë së Beogradit Dragan Vasiljeviç tha sonte se disa protestues u ndaluan në incidentet që ndodhën në qendër të kryeqytetit serb, si dhe se gjashtë policë dhe dy qytetarë u plagosën në përplasjet që ndodhën.
Në konferencën për shtyp, Vasiljević tha se ata janë ende në Qendrën e Emergjencës dhe se niveli i lëndimeve të tyre nuk është përcaktuar ende.
Vasiljević tha se policia reagoi pasi pjesëmarrësit në tubim sulmuan kordonin e policisë që po mbronte njerëzit e mbledhur pranë Parkut Pionirski.
Drejtori i policisë tha se ndërhyrja u krye me përdorimin e forcës fizike dhe mohoi që në atë rast të jenë përdorur agjentë kimikë.


