• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE TURQI-FRANCË/ Pse Erdogan u acarua me Macron
Home
Nderkombetare

TENSIONE TURQI-FRANCË/ Pse Erdogan u acarua me Macron

7 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Turqia e ka dënuar vendimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të shpallur 24 prillin si “ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj armenëve”.

Autoritetet turke thanë se vendimi përbën një “manipulim politik” nga ana e presidentit Macron.

“Vendimi i presidentit Macron, ishte një përpjekje për përfitime politike në kohën kur ai po përballet me probleme politike në vendin e tij”, tha zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti Macron njoftoi se Franca do të bëjë 24 prill një “ditë kombëtare për përkujtimin e gjenocidit armen”.

Franca ishte midis kombeve të para që ka dënuar “gjuetinë vrastare ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane”, tha Macron gjatë një fjalimi për komunitetin armen në një darkë në Paris.

Presidenti francez gjithashtu tha se ai e kishte njoftuar më parë, Presidentin turk Reccep Tayip Erdogan për vendimin e tij, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Franca, e cila është shtëpia e rreth 500,000 armenëve etnikë, e ka njohur zyrtarisht si gjenocid masakrën masive të Luftës së Parë Botërore dhe dëbimin e deri në 1.5 milion armenëve.

Të paktën 22 vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, kanë ndërmarrë një hap të ngjashëm.

Armenia thotë se vrasja masive është një nga shembujt e parë të gjenocidit në historinë moderne, përpara Holokaustit të kryer nga Gjermania naziste kundër më shumë se 6 milion hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Turqia kundërshton, duke thënë se armenët vdiqën në numër shumë më të vogël dhe për shkak të grindjeve civile dhe jo si një përpjekjeje e planifikuar dhe sistematike nga ana e Qeverisë osmane kundër pakicës së krishterë.

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin tha se i “ashtuquajturi gjenocid” ishte një “gënjeshtër politike” e cila nuk ka “bazë ligjore”. “Askush nuk mund të prekë historinë tonë”, tha ai. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZA E BONUCCI-T LIND NË NJË DITË ME RONALDON/ Emri i saj shumë i njohur në Shqipëri (FOTO)
Previous article MË NË FUND NJË FOTO/ Ju prezantojmë me kunatin e Mozzik (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane Botë

AVIONËT NË SHËNJESTËR? Zbulohen kërcënime me bomba, alarmohen autoritetet europiane

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot! Botë

ZGJEDHJET NË SHBA/ Elon Musk u bën thirrje amerikanëve: Votoni ngjyrën e kuqe sot!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT