Policia në Hong Kong është përleshur me protestuesit në përvjetorin e kalimit të kontrollit nga Britania e Madhe tek Kina. Me gazlotsjellës dhe shkopa gome janë shpërndarë dje turmat e protestuesve të cilët sulmuan parlamentin në Hong Kong të Kinës. Aktivistët kishin ‘pushtuar’ Këshillin Legjislativ për orë të tëra, por me ndërhyrjen e policë ata u shpërndanë me dhunë.
Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës edhe për të mbajtur protestuesit jashtë një sheshi në të cilin zhvillohej ceremonia e zakonshme e ngritjes së flamurit.
Pse po protestohet në Hong Kong?
Qindra mijëra persona kanë marrë pjesë në protestat e fundit të zhvilluara në Kinë, pasi janë kundër ligjit për ekstradim. Ndër të tjera ata i frikësohen edhe ekstradimit të disidentëve politikë. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu një hetim të pavarur mbi brutalitetin e dyshuar të policisë gjatë një proteste më të hershme më 12 qershor. Udhëheqësi politik i Hong Kongut Carrie Lam mbajti një konferencë shtypi, ku theksoi se hyrja në parlament ishte nëpërmjet përdorimit ekstrem të dhunës nga ana e qytetarëve.


