• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA VOTOI/ Xhelal Mziu “SHUPLAKË” Bashës: Nuk paguaj miliona euro lobime apo…
Home
Zgjedhjet

SHQIPËRIA VOTOI/ Xhelal Mziu “SHUPLAKË” Bashës: Nuk paguaj miliona euro lobime apo…

2 July, 2019 k.autor Politikë, Zgjedhjet

Xhelal Mziu është shprehur se e ka mposhtuar Rilindjen në Kamëz. Në një statusn ë rrjetet sociale, Mziu shkruan se Rilindjen e ka mposhtuar me mos prezencë pasi kandidatin e PS-së e kanë refuzuar 90 % e popullsisë së Kamzës duke mos e votuar atë.

Ai shprehet se banorët e Kamzës e kanë të shenjtë dinjitetin dhe se sejmanët e Sulltanit të Surrelit nuk e njohin fjalën dinjitet.

Mziu shton më tej se malësorët janë rritur me idenë se kur e jep njëra dorë nuk duhet ta dijë as tjetra dhe për këtë arsye ai nuk ka shtruar dreka e darka siç kanë bërë anëtarët e PS-së dhe nuk ka dalë të reklamojë bamirësitë e as nuk ka blerë media për të dalë si nëj njeri me imazh të kuruar.

Statusi i plotë i Xhelal Mziut

–Ja pse e mposhtëm “ Rilindjen” në Kamëz.
Pse e mposhta edhe me mosprezencën time në garë përfaqësuesin e “Rilindjes”?
Përfaqësuesit e sektit të “Rilindjes”, pasardhës të drejtpërdrejt të atyre që e lanë Shqipërinë 45 vite të izoluar nga bota dhe në varfëri ekstreme, krenohen me atë ç’ka duhet të jetë turpi i tyre.

U ndjeva i keqardhur kur pashë të emëruarin e “Rilindjes” në garën moniste për Bashkinë e Kamzës, i cili i mbytur në djersë dhe me artikulimin e tij brilant (sigurisht rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo) foli para mediave për një “fitore plebishitare” në garën kundër vetes së tij, ndonëse mbi 90% të votuesëve të Kamzës e refuzuan me neveri këtë farsë elektorale.
Banorët e kësaj zone dinjitetin e kanë të shtrenjtë, por nga ta dinë kuptimin e fjalës dinjitet sejmanët e Sulltanit të Surrelit.

Punonjës të administratës, përfaqësues te biznesit u shantazhuan me bukën e gojës për të marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit. Por jam krenar që shumica rezistoi dhe për të plotësuar 9% e pjesëmarrjes socialistët u detyruan të sjellnin njerëz nga te katër anët e vendit.

Rakip Suli në 2011 e mori përgjigjen nga Xhelal Mziu dhe qytetarët e Kamzës, por si Rakipi nuk e mori mesazhin në 2011 dhe u rikthye sërish për një humbje akoma më të thellë.

E mposhta “mavinë” edhe me mospjesëmarrje sepse në Kamëz nuk kam bërë vetëm fasada, por kam çuar asfaltin në çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie, ndër 5 më të mëdhatë në vend.

Une nuk kam harxhuar miliona euro për konferenca me shoqata fantazmë, por paratë i kam vënë në dispozicion të mijërave familjeve me shërbime e investime pafundësisht dhe rekord në Shqipëri me mbi 60% të buxhetit për investime publike.

Nuk kam blerë media për të kuruar imazhin siç bën Lali Fiku dhe kurrë nuk e kam përdorur policinë bashkiake për tu marrë me bukën e gojës së shitësve ambulantë.
Nuk dal në rrjete sociale duke shtruar dreka e darka për njerëzit në nevojë, pasi ne malsorët jemi rritur me mësimin se kur e jep njëra dorë nuk duhet ta dijë as tjetra. Por nuk i jam bërë as peng i oligarkëve.

Nuk paguaj miliona euro lobime apo diploma false por nuk i kam kursyer paratë e bashkisë për investime në infrastrukturë, për shkolla dhe kopshte. 
Dera e kryetarit të Bashkisë së Kamzës prej 12 vitesh ka qëndruar hapur për këdo.

Drejtimi i Kamzës është përgjegjësi e madhe pasi në këtë zonë jetojnë banorë nga mbarë Shqipëria. Nga veriu, jugu e juglindja së bashku kemi krijuar një njësi vendore model të bashkëjetesës ndërkrahinore, të ngjashëm me bashkëjetesën fetare.

Në zgjedhjet që do jenë zgjedhje reale i bëj thirrje Ramës të mos sjellë kandidatë që nuk fitojnë dot as përballë vetes. Sepse në Kamëz nuk të hyjnë në punë as portalet,as brekushet as filxhani as i preferuari jot Lali Fiku dhe as barsaletat e gaztorit. 
Ja pse e mposhtëm “ Rilindjen” në Kamëz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS QAJ"/ Hueyda El Saied tregon vështirësitë pas ndarjes: Djali më ka fshirë lotët, e ka përjetuar dhimbjen time
Previous article TENSIONE NË HONG KONG/ Protestuesit futen në parlament, policia përdor gazlotsjellës dhe shkopinj gome

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT