• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSION I RI NË PRAG/ Europianët të pasigurtë mes SHBA-së dhe Rusisë
Home
Nderkombetare

TENSION I RI NË PRAG/ Europianët të pasigurtë mes SHBA-së dhe Rusisë

4 February, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Shfuqizimi i marrëveshjes INF i bën të pasigurtë europianët, që i tremben një garë të re armatimi. NATO nga ana e saj nuk do armë atomike në Europë.

Rusia tregon pjesë të sistemeve të raketave SSC-8/9M729 që shihen si shkelje e marrëveshjes, INF

SHBA, Rusia dhe NATO kanë përpara 6 muaj punë mjaft intensive – kaq kohë ka për shpëtimin e marrëveshjes INF, sipas afatit të vënë nga SHBA, që të premten vendosi largimin nga INF. Akuza e SHBA: Rusia shkel marrëveshjen për raketat me rreze të mesme veprimi të nënshkruar në vitin 1987. Shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit. Por qëndrimet nuk janë të njëjta: Vendet europianolindore dhe balltike ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën „Spiegel”, se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent. Por ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) është kundër këtij stacionimi. Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. „Lufta e Ftohtë ka marrë fund, tha Maas i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. „Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme.”

Jens Stoltenberg

Edhe Sekretari i Përgjitshshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas. Në një intervistë për ZDF, ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë. Më shumë duhet luftuar për të ruajtur marrëveshjen INF. Duhet folur në 6 muajt e ardhshëm me Rusinë, tha Stoltenberg.

“Duhet të sigurojmë një kërcënim dhe mbrojtje të besueshme. “NATO e mbështeti vendimin amerikan për t’u larguar nga marrëveshja atomike, INF. Rusia e shkel këtë marrëveshje prej vitesh tha Stoltenberg dhe përpjekjet për ta ndryshuar qëndrimin në Moskë kanë dështuar. Por Rusia i hedh poshtë akuzat. Sipas saj, raketat që janë në qendër të kritikave, tipi 9M729 kanë vetëm një rreze prej 500 kilometër. Por Stoltenberg e sheh si SHBA. Sipas tij këto raketa kanë një rreze veprimi prej 2600 km dhe „ato mund të arrijnë shtetet europiane.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT SHQETËSUESE/ Pse po RRITET anemia te fëmijët, çfarë rrezikohet
Previous article RAMA PUBLIKON FOTOT/ "Me këto pamje nga një prej kantiereve ku punohet për veprat e munguara të artit"

k.autor

Postime të ngjashme

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit Botë

ZGJEDHJET E MESMANDATIT/ Trump: Po të isha unë në fletën e votimit, republikanët do të kishin fituar! Çfarë i shqetësoi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT