• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEMPULLI 4″/ I shpallur në kërkim për shitje të drogës, arrestohet 24-vjeçari në kryeqytet
Home
Aktualitet
Kronikë

“TEMPULLI 4″/ I shpallur në kërkim për shitje të drogës, arrestohet 24-vjeçari në kryeqytet

15 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 4” vazhdon të japë rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar dhe narkotikëve. Gjatë aksionit të fundit, u kap dhe u ndalua një tjetër person i shpallur në kërkim, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 25.

Operacioni, i cili ka qenë në zhvillim për disa muaj, ka çuar në sekuestrimin e 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 350 doza me lëndë të dyshuar narkotike sintetike ekstazi dhe LCD. Po ashtu, janë konfiskuar aparatet celulare dhe automjetet e përdorura nga individët e përfshirë në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Ditën e djeshme, pas marrjes së informacionit të besueshëm mbi vendndodhjen e një personi të kërkuar, forcat policore kanë intensifikuar aksionet për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, në afërsi të Brrylit është kapur dhe ndaluar shtetasi O. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky individ ishte shpallur në kërkim pas vendosjes së masës së sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "PARTIZANI"/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në...
Previous article ALARMOHET SHBA DHE MBRETËRIA E BASHKUAR/ Një marrëveshje bërthamore pritet nga Rusia dhe Irani

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT