• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PARTIZANI”/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në…
Home
Breaking News

DOSJA “PARTIZANI”/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në…

15 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Sali Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.

SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.

Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.

Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”

Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.

Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e Berishës

Në dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.

“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.

Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga Malltezi

Gjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.

Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e 8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Pagesat për fondacionin e Liri Berishës

Viti 2016- Shoqëria Homeplan sh.p.k. ne vitin 2016 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 18 534 euro.

Viti 2021: Shoqëria Homeplan sh.p.k. në vitin 2021 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione Shumen prej 1970 euro.

Viti 2022: Shoqëria Kontakt sh.p.k. në vitin 2022 ka transferuar pranë Fondacionit të Fëmijëve Shqiptar Domenick Scaglione shumën prej 30,000 euro.

Totali: 50 504 euro

Në përfundim, SPAK konkludon se “rezulton plotësisht e provuar se Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNA ME ARMË NË VRAKË TË MALËSISË SË MADHE/ Plagosen me armë dy persona (EMRAT)
Previous article "TEMPULLI 4"/ I shpallur në kërkim për shitje të drogës, arrestohet 24-vjeçari në kryeqytet

s.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT