• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TELEFONATË ME PUTIN/ Erdogan: Turqia mund të ndërmjetësojë për centralin e Zaporizhzhias
Home
Nderkombetare

TELEFONATË ME PUTIN/ Erdogan: Turqia mund të ndërmjetësojë për centralin e Zaporizhzhias

3 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Turqia mund të ndërmjetësojë përplasjet [mes Moskës dhe Kievit] për centralin bërthamor të Zaporizhzhias, i tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, homologut rus, Vladimir Putin në një telefonatë më 3 shtator.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia mund të luajë një rol lehtësues në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, ashtu siç bëri në marrëveshjen e grurit”, tha zyra e Erdoganit në një deklaratë, duke iu referuar një marrëveshjeje të eksportit të grurit të nënshkruar në korrik nga Rusia dhe Ukraina, e cila u ndërmjetësua nga OKB-ja dhe Turqia.

Zaporizhzhia, që ka rënë nën kontrollin rus pak ditë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, është centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Më 18 gusht në Lviv të Ukrainës, presidenti ukrainas, Zelensky është takuar me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ku kanë diskutuar për centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, tha Erdogan gjatë konferencës për media pas takimeve në Lviv.

Forcat ruse dhe ukrainase kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës, duke ngritur shqetësime për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që vizituan centralin këtë javë, shprehën shqetësimin për “integritetin fizik” të objektit.

Luftimet përreth ndërtesave bërthamore kanë rritur shqetësimet për ndonjë fatkeqësi të mundshme bërthamore.

Centrali i pushtuar i Zaporizhzhias operohet nga inxhinierët ukrainas.

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet të qëndrojë në central deri më 3 shtator. Inspektorët pritet të shikojnë dëmin fizik në ndërtesë, tha operatori shtetëror i energjisë në Ukrainë, Enerhoatom. Shumica e inspektorëve të OKB-së u larguan nga centrali më 1 shtator, njoftoi agjencia, duke shtuar se inspektorët qenë në gjendje të monitorojnë situatën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 4 persona
Previous article TRAGJIKE NË BULQIZË/ U rrëzua nga shkëmbi, ndërron jetë ne spital 53-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT