Një aksident ka ndodhur në Frakull, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Siç duket edhe në pamje, një makinë tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur personat që ndodheshin në mjet.
Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin, pasi është trembur kur një makinë e ka parakaluar.
Kanë qenë banorët e zonës ata që u kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, ndërsa më pas ata janë dërguar në spitain e Fierit për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


