• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Teknologji e re edhe në parashikimin e motit
Home
Teknologji

Teknologji e re edhe në parashikimin e motit

19 October, 2017 Ina.Autor Teknologji

Nevoja e parashikimit sa më të saktë të motit sa vjen e bëhet një domosdoshmëri dhe në shumë raste mund të shpëtojë jetë njerëzish. Materiali në vazhdim na çon në Amsterdam ku këtë javë u hap një panari mbi disa teknologji të reja për të parashikuar motin.

Në këtë epokë të ndryshimeve klimatike, parashikimi i motit po bëhet përherë e më tepër jo vetëm thjesht një rekomandim për marrjen me vete të çadrës, por ndoshta edhe për shpëtimin e jetës së njerëzve.

Këtë javë në Amsterdam u paraqitën disa teknologji të reja për të parashikuar motin.

Ky program kompjuterik grumbullon të gjitha llojet e të dhënave për motin në atë që e quan “Inteligjenca Krtike për Motin”.

“Në vend të analizimit të një sërë elementësh, si temperatura e sipërfaqes të detit, apo nivelet e pluhurit në Sahara, në pajisjen e re, informacioni koncentrohet në një sistem shumë të thjeshtë: ngjyra e gjelbër do të thotë që uragani ka për t’u dobësuar, e verdha do të thotë se uragani do të qëndrojë njëlloj dhe e kuqja do të thotë se uragani do të intensifikohet.” – thotë Bob Baron, përfaqësuesi i kompanisë “Baron”.

Por një sensor i motit është i mirë vetëm në se ai mund ta përballojë motin që mat. I tillë është sensori FT-7…

“Avantazhi i madh i sensorit FT të motit është fuqia, mund të përballojë motin e ashpër dhe i lejojn parashikuesit e motit dhe metereologët që të kenë të dhëna të disponueshme jo vetëm para ngjarjeve të rëndësishme klimatike, por edhe gjatë tyre…”– thotë Fred Squire, i kompanisë “FT Technologies”.

Në fushën e parashikimit të motit po hyjnë tashmë edhe dronet.

Droni Meteo mund të arrijë në lartësi deri 2.5 kilometra…

“Analogjia në këtë rast është e ngjashme me një balon moti. Flitet për matje të drejtpërdrejta, të ashtuquajturat variante parashikuese, si temperatura, shpejtësia e erës, drejtimi i saj, presioni i ajrit dhe lagështia. Droni kryen matje të ndryshimeve të papritura të motit, që mund të përmirësojë ndjeshëm parashikimin për mjegullën dhe stuhitë.”– thotë Martin Fengler përfaqësuesi i firmës “Meteomatics”.

Por në varësi të ditës, e gjithë kjo teknologji mund të ketë vlerën më të madhe kur thjesht të kujton të marrësh çadrën me vete.

alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Itali, dy tonë kanabis në Ferrara. Arrestohet 19-vjeçari nga Vlora
Previous article Kush janë deputetët që kanë në dorë ‘fatin’ e Tahirit? Pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve e Imunitetit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën Teknologji

PAQE MES BRUKSELIT DHE MUSK? Komisioni Evropian miraton reformat e ‘X’, por nuk fal gjobën

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie Teknologji

OPENAI PREZANTON GPT-5.6/ Modeli i ri i inteligjencës artificiale vjen pas vonesës për arsye sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT