Sot në Kuvend, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Kjo kërkesë më pas do ti hapë rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm.
Kujtojmë që kjo kërkesë e Prokurorisë vjen pasi në dosjen e “Habilajve”, dyshohet se është i implikuar dhe ish-ministri Tahiri. Ky i fundit akuzohet për ‘Trafik droge’ dhe ‘korrupsion të zyrtarëve të lartë’.
Por lidhur me këtë situatë lind pyetje se cilët di jenë deputetët e Kuvendit që kanë në dorë ‘fatin’ e ish ministrit?
Bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit të Imunitetit, të cilët kanë në dotë fatin e ish-ministri janë:
Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.
Këshilli i Mandatave dhe Imunitetit pritet të mblidhet sot në orën 19:00 për të vendosur nëse ish ministrit të Brendshëm do i hiqet ose jo mandati i deputetit.
Kur do mblidhet Këshilli i Rregullores? Ruçi- deputetëve të PD: Se kam ende kërkesën për arrestimin e Tahirit
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do mblidhet në orën 19:00 për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, fati i Tahirit për autorizimin e Prokurorisë për ta arrestuar ose jo, do vendoset pikërisht sot, I kontaktuar nga deputetët e PD-së, Gramoz Ruçi thotë se nuk ka marrë një kërkesë nga Prokuroria dhe nuk jep një orë të mbledhjes së Këshillit të rregullores dhe Imuniteteve