Një operacion blic i karabinierëve italianë ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie droge prej dy tonësh, që nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën prej 20 milionë eurosh, dhe me arrestimin e një adoleshenti, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sasia e drogës ishte ndarë në 90 pako, ende me rërë dhe lagështirë dhe e sapombërritur me një varkë, ndërkohë që ishin ngarkuar në dy furgonë. Policia gjeti dy tonë marijuanë dhe 10 kg hashash, një pjesë në gjendje perfekte e një pjesë ende e lagur.
Gjithçka e ka pasur origjinën nga mbrëmja e së martës, pas një kontrolli të forcave ushtarake në Lido di Spina, kundër peshkarexhave. Rreth orës 9 të mbrëmjes, peshkatarët ishin parë në dy furgonët e dyshuar.
I arrestuari është një 19-vjeçar shqiptar nga Vlora.