Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa me sa duket ka vendosur të shkëputet për një moment nga muzika.
Ajo ka bërë rolin e prezantueses së motit në një program francez.
Teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë këngëtarja pasi ka dhënë motin për Francën, ka dalë menjëherë harta e Kosovës ku ka thënë se temperatura në Prishtinë është e njëjtë si në Paris.
“ Le të shikojmë pak Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, është 22 gradë, si në Paris” ka thënë këngëtarja gjatë programit ndërsa salla ka shpërthyer menjëherë në duartrokitje.
alpenews.al