• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TEATRI KA DEGRADUAR”/ Gëzim Kame: Përpjekjet për ndërtimin e një godine të re janë bërë që në vitet ’70
Home
Sociale

“TEATRI KA DEGRADUAR”/ Gëzim Kame: Përpjekjet për ndërtimin e një godine të re janë bërë që në vitet ’70

28 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ëndrra e regjisorit dhe aktorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme. Ai i kujton ende përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri që në vitet ’70. Regjisori i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar, ndërsa edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet si Tirana të ketë një teatër të tillë.

“Problemi i një teatri të ri me sa mbaj mend unë ka filluar që në vitet ’70. Pothuajse të gjithë artistët e asaj periudhe, që nga Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, të gjithë me radhe e kanë ngritur këtë problematikë. Sepse ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, s’ka të bëjë me teatrin”, shprehet Kame.

Ai sjell në vëmendje debatin e zhvilluar edhe në vitin 98, ku shumë emra të njohur të skenës shqiptare mbështetën nevojën e prishjes dhe dnërtimit të një teatrit të ri Kombëtar.

“Ky është ngritur përsëri me fuqi të madhe në 1998-ën. Dhe aty kam qenë protagonist për këtë punë. Isha në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar. Bëra një përpjekje duke krijuar një grup aktorësh me në krye Kadri Roshin, unë, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo dhe Agim Qirjaqi. Dhe e pashë që duhej larguar si problem nga politika. Atëherë patëm atë vizionin që më mirë t’ia lëmë Presidencës, ose Presidentit këtë problem sesa të merrej shteti. Kjo u ndërpre pastaj me ndërrimin e ministrave të Kulturës, ikjen e Arta Dades dhe ardhjen e Edi Ramës”, deklaron regjisori Kame, askohe Kame drejtor i TK.

Pas 20 vitesh, regjisori mendon se godina e Teatrit Kombëtar ka degraduar. Rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka. “Për 20 vite ajo godinë ka degraduar në mënyrë të tmerrshme, sepse janë bërë ndërtime të mëdhaja gjigande pranë saj, dhe themelet e saj janë shkatërruar. Pra vërtet tani paraqet një rrezikshmëri, po jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë, dhe është e papërshtatshme fare”.
Gëzim Kame ndjen keqardhje që në këtë situatë ka ndërhyrë politika dhe janë krijuar dy qendrime antagoniste mes artistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA NJHNI/ Aurela Hoxha bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)
Previous article PARA SAMITIT "G7"/ Macron dhe Putin do të takohen muajin e ardhshëm

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje Aktualitet

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese Aktualitet

PLANI I MASAVE PËR SEZONIN TURISTIK/ Policia: Monitorim nga ajri me dronë dhe zero tolerancë për mjetet lundruese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT