• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE NGA DOSJA E SPAK/ Zeneli tregon se si Gërmizi kërcënoi oficerin e SHISH: Për kokë të fëmijëve…
Home
Aktualitet
Kronikë

TË TJERA DETAJE NGA DOSJA E SPAK/ Zeneli tregon se si Gërmizi kërcënoi oficerin e SHISH: Për kokë të fëmijëve…

23 November, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në dosjen hetimore të SPAK për goditjen e grupit të strukturuar kriminal jepen edhe disa të dhëna për mënyrën sesi transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar në mënyrën që të zhvilloheshin bisedat sekrete midis tyre.

Nga përgjimet që janë zbardhur nga Sky ECC me Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë. Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si i Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Me datë 09.09.2020, në orën 14:34:31, Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me CC4RE2 dhe i kërkon adresën e “Mulit” për ti dërguar telefonat që ka diskutuar me datë 06.09.2020. Konkretisht, shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këtë përmbajtje: “…A je mire…Am jep adresen e Mulit…Ti nis telat…Ose pja nis Bashkimit ne tiran… Po…Le se ja marre vet pra… Harrova…Ja nise bakes…Do tnis tre tel…Ore bakes Urimit…Do ja nis…Ok..”. Muli dyshohet të jetë shtetasi Flamur Hasan Sadria, i datëlindjes 18.01.1968, që është bashkëshorti i Lumnije Veli Sadria, motrës së Bujar Ajetit. Por, ndërkohë shtetasi Ismail Zeneli i nis telefonat tek vëllai i tij Bashkim Sadria, të cilit në mesazhe dyshohet që i referohet me emrin “Bakja”, pasi me datë 13.09.2020 në orën 11:39:32, shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazhe Bujar Ajetit: “….Kta dy dit i merr bakja telat dhe ti sjell…Po…”.

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…” Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar. Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon
sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKSI I EMIGRANTËVE/ BE-ja dërgon roje kufitare në Finlandë
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Arrestohen tre shqiptarë, pjesë e “bandës së rolexave” në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT