• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLUKSI I EMIGRANTËVE/ BE-ja dërgon roje kufitare në Finlandë
Home
Botë

FLUKSI I EMIGRANTËVE/ BE-ja dërgon roje kufitare në Finlandë

23 November, 2023 s.autor Botë

Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtje kufitare, Frontex, tha më 23 nëntor se do të dislokojë 50 oficerë në Finlandë, shtet që ka shënuar rritje të emigrantëve në kufirin lindor me Rusinë.

Përveç rojeve kufitare dhe stafit tjetër, Frontex po ashtu tha se do të dërgojë pajisje, sikurse makinat patrulluese “për të rritur kontrollin e aktiviteteve në kufirin e Finlandës”.

Përforcimet pritet të dërgohen në Filalandë “javën e ardhshme”, u tha në njoftim.

Të mërkurën, Finlanda tha se do të mbyllë të gjitha pikëkalimet kufitare në veri me Rusinë, përveç kufirit më verior, pasi regjistroi një rritje të emigrantëve ilegalë.

Helsinki tha se Moska ka faj, me kryeministrin finlandez, Petteri Orpo, që akuzoi autoritetet ruse për lehtësim “sistematik dhe të organizuar” të kalimeve ilegale të kufirit.

Kreu i Frontex-it, Hans Leijtens, nuk përmendi me emër Rusinë, por në deklaratë tha se agjencia po forcon mbështetjen për Finlandë, e cila po përballet “me sfida hibride”.

“Ky bashkëpunim tregon se kur përballemi me sfida të ndërlikuara në kufi, Evropa qëndron e bashkuar dhe ofron ndihmë”, tha ai.

Ftontex aktualisht ka 10 zyrtarë që punojnë në kufijtë e Finlandës.

Finlanda ka një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë. Raportet e Helsinkit me Moskën janë përkeqësuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar, gjë që shtyri Finlandën të anëtarësohej në prill në aleancën e NATO-s./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNTË MUAJ NGA VDEKJA E BRISILDËS/ E ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh
Previous article TË TJERA DETAJE NGA DOSJA E SPAK/ Zeneli tregon se si Gërmizi kërcënoi oficerin e SHISH: Për kokë të fëmijëve...

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT