• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Dyshohet se u qëllua për konflikt tokash, Lulëzim Masha: Plumbat jo për mua, disa djem…
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Dyshohet se u qëllua për konflikt tokash, Lulëzim Masha: Plumbat jo për mua, disa djem…

18 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Automjeti tip “Benz” në të cilin lëvizte administratori i shkollës private “Wilson”, Lulëzim Masha u qëllua me armë nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë. Autori qëlloi me 3 plumba pistolete në drejtim të tij. Dy prej tyre kapën mjetin. Fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk preku 63 vjeçarin apo këmbësorë që ishin duke kaluar aty pranë.

Autori u largua menjëherë prej andej në këmbë, në brendësi të parkut të Liqenit. Policia ngriti pika të shumta kontrolli, por pa mundur të zbulojë personin që qëlloi me armë në drejtim të 63 vjeçarit Masha.

Gjatë marrjes në pyetje, Masha ka mohuar që sulmi me armë të ketë qenë për të. Ai ka pohuar se kishte qenë duke kaluar në këtë zonë për të shkuar në punë, dhe se kishte parë disa djem të rinj duke u zënë me njëri-tjetrin. Sipas tij, nga të shtënat, plumbat kishin prekur edhe makinën e tij.

Masha ka treguar se autori ishte një djalë rreth 25 vjeç, i veshur sportiv, esmer dhe me mjekërr.

63 vjeçari nuk njihet si person problematik apo i skeduar nga policia. Edhe pse ai ka mohuar të ketë konflikte, hetuesit dyshojnë se sulmi me armë mund t’i ketë ardhur për konflikte tokash ose ndonjë konflikt tjetër banal.

Policia është duke verifikuar edhe pretendimin e 63 vjeçarit lidhur me pretendimin e sherrit mes disa të rinjve. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Grida Duma: S’ka mjerim më të madh për Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD
Previous article COVID-19 NË FRANCË/ Mbi 102 mijë të infektuar dhe 298 viktima gjatë 24 orëve të fundit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT