• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Grida Duma: S’ka mjerim më të madh për Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD
Home
Politikë

PROTESTA/ Grida Duma: S’ka mjerim më të madh për Berishën që nxjerr 5 njerëz kundër PD

18 January, 2022 s.autor Politikë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një bashkëbisedim me gratë demokrate, ndër të tjera ka komentuar dhe protestën e dhunshme të 8 janarit të udhëhequr nga Sali Berisha.

Ajo tha se lidershipi i PD vendosi të vetëpërmbahej në ato çaste të vështira dhe të bënte durim. Duma deklaroi se nuk ka mjerim më të madh për Berishën se të mbledhë 5 njerëz për bërë skena të tilla.

“Shumë nuk e dinë se çfarë ka ndodhur atë ditë se ne e kemi zgjedhur një strategji, nuk e di sa na kuptohet nga jashtë , të durimit, përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar një zonjë, apo një grua demokrate, apo një vajzë të re që na ndjek, që mos të thotë, mos ia ktheni, mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë. E kemi bërë këtë diskutim dhe me kryetarin. A duhet të jemi ne forca apolitike, e cila sjell forcën e argumentit, si forcën më të madhe. Jo forcën si dhunë, jo forcën si brutalitet dhe si banalitet.

E kam parë edhe vet personalisht dhe e di që secila nga ju që merret me politikë, e ka këtë pikëpyetje. Që do të thotë, nëse duron, mos tregon gjoja dobësi, se i duket tjetrit i butë dhe i dobët? Unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që ne kemi. Sfida më e madhe që kemi, është që durimi, forca e argumentit dhe logjika, të jetë ajo që do të triumfojë si forcë, jo si dobësi.

Dhe është më e madhe forca e durimit dhe e vetëpërmbajtjes, se forca e atij që nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron, veçse nuk shikon dhe është errësuar në gjithçka. Në arsyetim dhe në gjithçka. Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën, sesa ai që sot të mbledh 5 njerëz, 190 njerëz, të cilët i respektoj që të gjithë, ua them me të vërtet.

Sigurisht, ka disa njerëz që e bëjnë, po shumë pak me qartësi dhe me errësim sepse s’kanë më të ardhme dhe se të ardhmen e vet e kanë mbyllur vet, nuk ua ka mbyllur askush tjetër. Ajo që ne do të ndërtojmë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe shpresojmë në Partinë Demokratike, është merita, mirënjohja ndaj kontributit, vlera ndaj atij që qëndron, vlera dhe njohja e luajalitetit, e besnikërisë, jo e frikës, jo e servilizmit, jo e keqpërdorjes”, tha Duma.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZARF I BARDHË/ ”Vëllai i Madh” dënon banorët për higjienën e shtëpisë
Previous article TË TJERA DETAJE/ Dyshohet se u qëllua për konflikt tokash, Lulëzim Masha: Plumbat jo për mua, disa djem...

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT