Pas më shumë se dy vitesh në kërkim, i shumëkërkuari Klement Balili ose ndryshe “Escobari I Ballkanit” vendosi të dorëzohej pas kushtit të vetëm që kishte përballë policisë: Të ikte vetë, pra të vetëdorëzohej.
Balili nuk është rasti I vetëm ku “kokat e kërkuara” janë dorëzuar për ti dhënë fund arratisë njëherë e përgjithëmonë.
Rasti i dy vëllezërve është një nga më të bujshmit, por edhe ai I kosovarit Sekiraça.
Vetëdorëzohet Klement Balili, “Escobari i Ballkanit”
Klement Balili, deri në mëngjesin e kësaj të marte ishte një nga shqiptarët më të kërkuar dhe jetonte prej më shumë se 2 vitesh në arrati.
Dje, një skenë si në filmat hollivudian, Klement Balili vendosi të vetëdorezohej i shoqëruar nga policia.
Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Vetëdorëzohen vëllezërit Aliko, të akuzuar për vrasjen e Ibrahim Bashës
Vëllezërit e shumëkërkuar Arbion Aliko 20 vjeç dhe Alban Aliko 18 vjeç u vetëdorëzuan në fshatin Kardhiq të Gjirokastrës pasi u rrethuan nga policia.
Të vetëdorëzuarit janë vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko nga fshati Lazarat i Gjirokastrës në jug të Shqipërisë.
Ata akuzohen se futën në kurth policinë dhe trupat RENEA rreth orës 4 të mëngjesit të mërkurën e 24 qershorit kur qëlluan dhe vranë dëshmorin Ibrahim Basha dhe plagosën në një pritë të mirorganizuar efektivat e tjerë të RENEA-s, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.
Mori peng biznesmenin, dorëzohet Emiljano Shota
Emiljano Shota, i kerkuar nga drejtesia italiane me akuzen e pengmarrjes se nje biznesmeni italian eshte vetedorezuar në komisariatin e Krujës.
Shota ka qene pjese e bandes qe mori peng biznesmentin Italian Andrea Calevo në Genova të Italisë në fund të dhjetorit 2012. Ai u mbajt peng për 15 ditë rresht duke kërkuar si shpërblim tetë milionë euro.
Dëm shtetit 9 milionë USD, vetëdorëzohet biznesmeni i shumëkërkuar
Është vetëdorëzuar në polici, biznesmeni i shumëkërkuar Sokol Lami, 34 vjeç, banues në Tiranë. Ai u dorëzua pasi ndaj tijGjykata ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale ”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, ”Mospagimi taksave dhe tatimeve” dhe ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Lami është në mesin e një grupi biznesmenësh, për të cilët Krimi Ekonomik ka zbuluar skemën mashtruese, përmes të cilës ata i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në vlerën 9 milionë dollarë.
Vetëdorëzohet Enver Sekiraça, njeriu më i kërkuar në Kosovë
Njeriu më i kërkuar i viteve të fundit në fakt është vetëdorëzuar tek autoritetet e EULEX-it dhe më pas është prangosur.
Ai po bënte plane prej disa javësh se si t’i dorëzohej autoriteteve të EULEX-it.
Enver Sekiraça, i cili kërkohet prej vitesh nga Policia, akuzohet për vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Triumf Riza, dhe për vepra të tjera penale.
I shumëkërkuari Sekiraça kishte arritur të mos binte në duar të policisë duke u fshehur nëpër vende të ndryshme, dhe ishte thënë se për një kohë kishte qëndruar edhe në Irlandë.
Përgatiti: AlpeNews.al