• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË LEZHË/ Terrorizohen qytetarët, çfarë ndodhi
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË LEZHË/ Terrorizohen qytetarët, çfarë ndodhi

10 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lezhë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku dy të rinj 32 dhe 24 vjeç, Erion Berisha dhe Petrit Neziri kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, pistoletë sportive. Policia ka arritur të arrestojë dy të rinjtë dhe ka sekuestruar armën që ishte pa leje, teksa në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Rasti është zbuluar pas denoncimit të qytetarëve, të cilët ndihmuan policinë edhe të identifikonte autorët.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke terrorizuar banorët dhe më pas u larguan, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë çoi në prangosjen e dy shtetasve dhe procedimin e një tjetri në gjendje të lirë.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Lezhë nga banorët, se në lagjen “Skënderbeg” kishte të shtëna me armë zjarri, shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike.”

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e automjetit, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg.”

Dy shtetasit e arrestuar dyshohen se kishin marrë automjetin e shtetasit E. G. dhe prej automjetit kanë qëlluar në ajër me pistoletë sportive me fishekë manovër, duke prishur qetësinë publike dhe terrorizuar banorët.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DRITAN IDRIZIT/ Zbulohen emrat e 3 të arrestuarve dhe foto e autorit! Detaje nga krimi dhe hetimet
Previous article DETAJET/ Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë? “Specialet” bastisën hotelin ku dyshohej se…

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Aktualitet

U DËNUA ME 15-VITE BURG/ Arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT