Plagosje me arme zjarri ne Vau Dejes. Ka mbetur i plagosur shtetasi Ermir Simoni 42 vjec, pronar i nje servisi makinash ne afersi te hidrocentralit.
Sipas te dhenave te para behet me dije se nje person ka hyre ne servisin e makinave dhe ka goditur vellain e tij, nje punonjes dhe me pas ka plagosur shtetasin Ermir Simoni.
Ky i fundit eshte derguar ne spitalin rajonal te Shkodres dhe per momentin eshte jashte rrezikut per jeten.
Ne vendngjarje ndodhet policia dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.
Informacion Paraprak
Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës. Menjëhere janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Shtetasi E. S. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkoder nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes


