Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vendet e BE-së, ta thonë copë nëse janë për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.
Ai tha se herën e shkuar e shtynë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për shkak të çështjes së zgjedhjeve në Parlamentin europian.
“Ta thonë copë nëse janë më për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.
Se po ua them tani, që herën e fundit më thanë që po e shtypjmë hapjen e negociatave, se kemi këto zgjedhjet europiane dhe nuk duam të kemi çështjn shqiptare nëpër këmbë.
Këta kanë zgjedhje 28 herë, dhe gjithmonë do jetë kjo çështje. Çfarë është ky muhabet!
Franca, Holanda e Danimarka flasin për kushte e bëjnë skrupulozin, po pse janë këta më skrupulozë se Gjermania, Suedia apo vendet e tjera të BE-së.
Jam i sigurtë, se po të kërkonte sot Zvicra anëtarësimin, këta do pranonin, ndryshe sa thonë tani”, tha Rama. /Tema