• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË LUTEM MË ÇO NË SPITAL”/ Shqiptari dhunon barbarisht anglezen dhe e kërcënon me vdekje
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË LUTEM MË ÇO NË SPITAL”/ Shqiptari dhunon barbarisht anglezen dhe e kërcënon me vdekje

4 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi ka dhunuar brutalisht partneren e tij dhe e kërcënoi me vdekje.

Emiljano Cakraj gjatë një debati më 23 janar 2024, e goditi disa herë me grusht në kokë gruan dhe tentoi ta mbyste duke i vënê duart në fyt. Ajo u përpoq t’i gërvishtte krahët për ta larguar nga ai.

Ajo iu lut Cakrajt që ta çonte në spitalin King’s Mill, duke i thënë se do të thoshte se kishte rënë nga shkallët. Pasi e bëri të betohej se nuk do t’i tregonte askujt se çfarë kishte ndodhur, ai tha se do ta merrte.

Ata hipën në makinë, por ai kaloi pranë spitalit dhe nuk u ndal.

Në atë moment gruaja, e cila ishte në sediljen e pasme, supozoi se Cakraj do ta çonte diku për ta vrarë. Ajo u shtir si e vdekur dhe Cakraj nga frika u fut në një parking dhe thirri dikë që e mori dhe e çoi në spital.

Pas hetimeve të shpejta, policia arrestoi Cakrajn gjatë orëve të para të 24 janarit dhe më pas ai u akuzua për sulm të shkaktuar nga lëndime trupore.

Cakraj, u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown për dënim të premten (4 tetor) pasi u deklarua fajtor për akuzën. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për ndjekjen e viktimës, midis 16 marsit dhe 17 majit.

Gjykata dëgjoi se Cakraj e ka bombarduar me mesazhe, duke përdorur llogari të rreme në rrjetet sociale, duke e bërë atë të ndjehet e frikësuar. Ajo e njohu zërin e tij në disa nga telefonatat që mori.

Një nga mesazhet kërcënuese që ai i dërgoi asaj shfaqte një foto të paqartë të makinës së saj.

Cakraj u dënua me tre vjet burg dhe iu komunikua masa e ndalimit prej katër vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE SEKRET..."/ Benet Beci thyen heshtjen: Do jap dorëheqjen nga bashkia e Shkodrës...
Previous article "AGNESA E ZOTIT"/ Me regji të Kiço Londos, në Sallën e Universitetit të Arteve

s.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT