• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË LUMTË PUSHKA…”/ Edi Paloka REVOLTOHET me Zhakun, pse lavdëroi Ramën: Do të fshij nga miqtë në…
Home
Politikë

“TË LUMTË PUSHKA…”/ Edi Paloka REVOLTOHET me Zhakun, pse lavdëroi Ramën: Do të fshij nga miqtë në…

8 September, 2021 F.autor Politikë

Një debat virtual ka ndodhur mes aktores Inida Gjata, ose e njohur ndryshe për publikun Zhaku dhe demokratit Edi Paloka. Ka qenë një postim i bërë së fundmi në rrjetin social nga Inida e cila ku fliste me superlativa për Luljeta Bozon dhe Delina Ibrahimin, ajo që ka nxitur Palokën të reagojë. Ky i fundit i thotë se do e heqë atë nga miqtë në Facebook pasi nuk dëshiron që në postimet e radhës të lexojë se Inida është e kënaqur edhe me shembjen e Teatrit.

Postimi i Zhakut ku fliste me superlativa për Luljeta Bozon dhe Delina Ibrahimin:

Të lumtë pushka xhaxhi Edi!

Qëllove në shenjë këtë herë! Mua, ma mbylle gojën! Sidomos me Delina Ibrahimin dhe Luljeta Bozon! Hallall! Edhe vetë do tí kisha përzgjedhur, e madje edhe Kryeministre e Presidente do ti kisha bërë. Edhe mbretëresha madje! Bravo! Shumë nga gratë që ke sjellë në politikën shqiptare, por edhe ato që ke përzgjedhur në jetën tënde, janë ajka e ajkës dhe model frymëzues për gruan e sotme shqiptare që është e pavarur, e zonja dhe e formuar!

Për këtë duhesh përgëzuar. Fatkeqësisht, që kur u riktheva në Shqipëri pas 3 vjetësh larg, nisën zagarët të lehin kundër erës edhe për mua, vetëm sepse mbajta qëndrim objektiv mbi realitetin shqiptar që pashë pas kaq kohësh. Turmat mendojnë se o duhet të jesh kundër o duhet të jesh pro. Nuk e krahasojnë realitetin me të kaluarën por me ëndrrat nën diell. Nuk e dinë turmat që kritika është po aq e domosdoshme sa lëvdata dhe e shohin si servilizëm një lëvdatë të merituar. Por mua s´më plas se cfarë thonë delet e deshtë se ua kam vënë vizën.

Ty bravo të qoftë njëherë për gratë që na ke sjellë në jetën publike dhe sidomos për përzgjedhjen e dy personaliteteve që përmenda më lart!

Delina Ibrahimi është akademikja më e formuar që njoh mes brezit tim në fushën e ekonomisë dhe financave. Vjen nga një familje e mrekullueshme mjekësh dhe gëzon dashurinë dhe respektin e gjithë njerëzve që e njohin. Unë do ta bëja kryeministre.

Luljeta Bozo është përfaqësuesja e klasës intelektuale që ndërtoi Shqipërinë dhe një personalitet i rrallë intelektual e njerëzor, që zor se vjen një herë të dytë. Këto pra janë modelet që do e frymëzojnë brezin e ri dhe do të sjellin një frymë akademike dhe teknike në politikë.

Bravo bravo. Këtë herë të përgëzoj vërtetë!

Komenti i Palokës: Bravo dhe ty Zhaku…Mjaftoi nje rruge dhe ca takime ne Tirane qe te “qartesoje” idete! Do ruaj kujtimin e njohjes se dikurshme, po do te heq nga grupi i miqve ne fb ( edhe pse e di qe nuk e ke problem) sepse nuk dua te lexoj ndonje status rradhe tendin ku te shkruash qe mire bene edhe qe shemben teatrin…

Zhaku: Eshte turp Paloke te me vijne pikerisht nga ty keto komente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË MËNGJES I THANË SE KISHTE KANCER, NË MBRËMJE..."/ Historia e veçantë e arbitrit të ndeshjes Kosovë-Spanjë
Previous article MBËRRITI EDHE "NAIMI"/ Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, pas "Lasgushit" e "Migjenit"

F.autor

Postime të ngjashme

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT