• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË INVESTOSH NË BALLKAN”/ Rama në takimin e BERZH:Të kemi modelin tonë të Shengen
Home
Politikë

“TË INVESTOSH NË BALLKAN”/ Rama në takimin e BERZH:Të kemi modelin tonë të Shengen

8 May, 2019 F.autor Politikë

Në takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Kryeministri Rama iu përgjigj disa pyetjeve që kishin të bënin me klimën e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe mundësitë për të nxitur edhe më shumë investimet e huaja si rezultat i proceseve integruese.

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune.

Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët.

Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qënë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse.“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI I OPOZITËS/ Zëvëndësohen krerët e komisioneve. Murrizi dhe Hajdari...
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT