• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË HAPUR PËR TË BASHKËPUNUAR ME OPOZITËN”/ Rama: Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë
Home
Politikë

“TË HAPUR PËR TË BASHKËPUNUAR ME OPOZITËN”/ Rama: Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë

10 May, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur përpara deputetëve të PS-së, deklaroi se PS duhet që të kthejë fitoren e saj në fitore për Shqipërinë. Rama theksoi se PS ka humbur katër mandate, për shkak të fletëve të shumta që dolën të pavlefshme.

“Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë. Humbëm katër mandate, për shkak të fletëve të pavlefshme të votimit. Gati për fitore edhe më 2025

Kemi detyrimin dhe përgjegjësinë që fitoren ta kthejmë në punë, në arritje historikë të Shqipërisë, në dekadën që kemi hyrë. Pavarësisht se jo të gjithë keni dalë fitues personalisht, PS fitoi qartësisht zgjedhjet. Të gjithë duhet të ndihemi sii fitues dhe të jeni gati që të punoni në qeveri, që fitorja e jona të kthehet në fitore për Shqipërinë. Të gjithë kemi dhënë kontribut në këtë fitore. gara e brendshme ka sjellë të mirat e saj, por edhe dëme anësore, që duhen analizuar me kujdes. Humbëm katër mandate, për shkak të fletëve të pavlefshme të votimit. Mandati ynë i dytë ishte më i jashtëzakonshmi në historinë e Shqipërisë. Duhet të jemi gati për të përgatitur fitoren edhe mandatin tjetër. Duhet të reformojmë më tej strukturat e PS, qeverisjen dhe Shqipërinë”, tha Rama.

Edi Rama nënvizoi se PS vazhdon që ta mbajë të shtrirë dorën për bashkëpunim me opozitën.

“Duhet të nisim një fushatë të re hapjeje për PS-në. Kush nuk ka bërë sa duhet në terren, duhet t’ja lërë vendin dikujt tjetër. Do ngrihen komisionet rajonale të organizimit, me anëtarësime të reja. Më 12 qershor, PS mbush 12 vjeç dhe do kremtojmë këtë përvjetor shumë të rëndësishëm, ku do të paraqesim vizionin e vititi 2030. Qeveria e re do të formohet pas muajve të verës. Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare, ku do të hyjnë më të dalluarit.

Mandati i tretë nuk duhet t’i ngjajë mandateve më parë në raport me PD. Ne do të udhëheqim, pa humbur kohë dhe energji me akuzat banale përditë. Kemi plan ambicioz për Shqipërinë. Ne kemi marrë mandat për të çuar deri në fund punët e mira që kemi nisur. Do të jemi gatii që të bashkëqeverisim me demokratët, kurdoqoftë të jetë e mundur. Do mbajmë dorën shtrirë për bashkëpunim me opozitën. Duam të ngjisim Shqipërinë, bashkë me të tjerët. Sharjeve të tyre do u përgjigjemi me idetë tona, për të dërguar punët përpara”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ILIR META DO SHKARKOHET"/ Rama: Me të dhe partinë e tij, nuk ka dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim
Previous article TAKIM ME DEPUTETËT SOCIALISTË/ Rama: Më 12 qershor kongresi i jashtëzakonshëm i PS, do hapim partinë

s.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT