• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ILIR META DO SHKARKOHET”/ Rama: Me të dhe partinë e tij, nuk ka dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim
Home
Politikë

“ILIR META DO SHKARKOHET”/ Rama: Me të dhe partinë e tij, nuk ka dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim

10 May, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot deputetët aktualë dhe të zgjedhur të PS në Pallatin e brigadave ku ka folur për atë çfarë e pret Partinë Socialiste në mandatin e tretë.

Rama i ka mbyllur derën Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe LSI-së, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, teksa nuk i ka kursyer dhe akuzat ndaj tij.

“Këtë mandat do të kushtohemi për ta qytetëruar sa më shumë të mundemi mjedisin politik dhe për të afruar talente politikë. Do iu kushtojmë rëndësi të rinjve. Tre prioritet kyçe për qeverinë. PS duhet dhe do të fuqizohet dhe në një krah të munguar deri sot një akademi politike të menaxhimit dhe lidershipit për të rinjtë.

Mesazhi i mi tretë për gjithë opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka e s’do ketë asnjë bashkëpunim. Do shkarkohet nga detyra. Një personazh grotesk që e turpëron shoqërinë, Shqipërinë me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e Presidentit duke e votuar në bllok shkarkimin”, deklaroi Rama.

Ai tha se s’ka asnjë qëllim tjetër, përveç pozicionim në krah të shoqërisë. Për emrin e Presidentit të ri, ai tha se ndonëse është shumë herët PS do të konsultohet me PD për këtë çështje.
“Është shumë herët për të folur për zëvendësimin e tij por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë ne do konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri.
PS ka mundësinë historike që në mandatin e tretë ta çojë Shqipërinë në një nivel tjetër”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH MES TYRE? Antonela dhe Arsimi filmohen bashkë në Milano (FOTOT)
Previous article "TË HAPUR PËR TË BASHKËPUNUAR ME OPOZITËN"/ Rama: Ta kthejmë fitoren tonë në fitore për Shqipërinë

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT