• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË GJITHA SKUADRAT E ILIR METËS/ Flirti me Partizanin, Tiranen, Milanin dhe Celtic
Home
Politikë

TË GJITHA SKUADRAT E ILIR METËS/ Flirti me Partizanin, Tiranen, Milanin dhe Celtic

3 August, 2020 Delo.autor Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka renditur prej kohësh veten te tifozët e sportit.

Ndoshta edhe prej rinisë së tij fillimisht si futbollist dhe më pas si peshëngritës.

Çështja është se shumë tashmë janë konfuzë për skuadrën që mbështet kreu i shtetit.

Mbrëmjen e së dielës ai uroi Teutën për fitoren e Kupës së Shqipërisë në finalen me Tiranën.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe pasi çdo president mund ta bëjë një gjë të tillë në rrjetet sociale, por disa nga komentet i kujtonin se pak ditë më parë kishte festuar si “ultras” fitoren e Tiranës në Superligë.

Madje në ceremoninë e dhënies së trofeut, Presidenti u shfaq me bluzën bardheblu.

“Fitorja plotësisht e merituar e titullit KAMPION🏆 për TIRONËN BARDHË E BLU⚪🔵 është kurora që i jep hijeshinë 100-vjetorit historik të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Urime të gjithë lojtarëve dhe veçanërisht lojtarit të 12: tifozëve të mrekullueshëm.⚪🔵 Në këtë ngjarje kaq të rëndësishme për kryeqytetin nuk mund të mos mbaja veshur fanelën bardhë e blu⚪🔵 për të cilën gjenerata të tëra futbollistësh dhe tifozësh kanë dhënë gjithçka me shpirt e zemër duke përjetuar emocionet më të forta. Le të ndriçojë sot qielli i Tiranës me ngjyrat bardhë e blu!⚪🔵” – shkroi Meta në Facebook.

Por a mundet një tifoz i vërtetë i Partizanit të veshë bluzën e Tiranës? Sepse Meta e ka pranuar në një intervistë të dhënë në maj 2017 se në rininë e tij ka qenë një tifoz i “të kuqve”.

“Babai im ishte tifoz i çmendur i Dinamos dhe më merrte me vete në stadium dhe na imponohej si të thuash me Dinamon. Pastaj, babai kur ishte në shkollën Skënderbej kishte nxënës Perlat Mustën, Artur Lekbellon, ishte një gjeneratë e kësaj shkolle dhe kur ne shkonim në konvaleshencën e Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, unë rrija me ata sepse me quanin djalin e komisarit. Im atë ishte mësues, por ishte edhe si komisar, pasi kishin funksione të dyfishta në shkollë. Unë ngaqë e adhuroja Perlatin u bëra tifoz me Partizanin” – tha Meta.

Madje në 2016-ën pas një derbi të kryeqytetit që u mbyll 2-0 me triumfin e të kuqve, Meta u pa në shoqërinë e Gaz Demit dhe zyrtarëve të tjerë të Partizanit duke festuar.

Por Presidenti duket se të njëjtat kalime ka bërë edhe sa u takon klubeve evropiane. Njihet si tifoz i Holandës ndërsa për klube të gjithë e dinë simpatinë e tij për Milanin.

“Jam i qëndrueshëm me Milanin. Më pyeti dikush, çfarë debatesh keni të forta me Petrit Vasilin. Unë iu përgjigja se “debate të forta kemi kur flasim për Interin dhe Milanin”. Ai më thotë: “Mos i thuaj që je me Milanin, sepse ka rënë shumë si skuadër, thuaj që je me Juventusin se ajo fiton”. Me Milanin kam qenë për shkak të holandezëve të famshëm në vitet 90’” – do të pohonte Meta.

Por dashurinë e vjetër për Milanin duket se e ka zënë një tjetër në Europë, …skocezët e Celtic. Gjatë një vizite në Sarajevë në korrik të 2019-ës ai ndeshi një grup tifozësh të këtij klubi në prag të ndeshjes eliminatore të Champions League.

U duk si dashuri me shikim të parë. Prej asaj kohe Meta mbështet vetëm këtë skuadër dhe madje mbështeti për hapjen e një “fun club” të skocezëve në Tiranë.

I renditëm këto kalime të Ilir Metës nga një skuadër në tjetrën pa asnjë qëllim, vetëm se tifozët e vërteë thonë se skuadra e zemrës mbrohet ashtu si një President i vërtetë mbron Kushtetutën. Hail Hail! (Lapsi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjendet i pajetë një i moshuar në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri
Previous article COVID-19/ Koronavirusi shkakton mbi 42 mijë të vdekur në Britaninë e Madhe, 304.695 të infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT