Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Prezë të Tiranës, në kryqëzim me rrugën e Rinasit.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se një i moshuar 70-vjeçar është gjendur i pajetë në anë të rrugës.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se personi ende i paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.