• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DËNUAR PËR DROGË/ Ekstradohen nga Italia dhe Greqia 4 shqiptarë në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

TË DËNUAR PËR DROGË/ Ekstradohen nga Italia dhe Greqia 4 shqiptarë në kërkim

15 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër shtetas shqiptarë janë ekstraduar drejt vendit tonë nga Italia dhe Greqia, pasi ishin të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ekstradimi i këtyre shtetasve u realizua nga Interpol Tirana në bashkëpunim intensiv me partmerët ndërkombëtarë.

Nga Greqia është ekstraduar 46-vjeçari Altin Merdani, ndërsa nga Italia janë ekstraduar shtetasit Fatmir Isollari 58 vjeç, shtetasi Xh. H., 30 vjeç dhe shtetasi A. A., 27 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana-Bashkëpunimi intensiv me partnerët rezultoi me ekstradimin e 4 shtetasve të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it, në Tiranë, në Romë dhe në Athinë, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 4 shtetasve. Konkretisht:

1.U ekstradua nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në vitin 2015, në bashkëpunim me shtetasit P. Sh. dhe G. I., transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë. Nga të shtënat u dëmtua shtetasi G. I.. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim;

2.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Fatmir Isollari, 58 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndës narkotike Kokainë, kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

3.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Romës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese;

4.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi A. A., 27 vjeç, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, vëzhguesi shoqërohet në polici
Previous article SAMITI I KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN NË TIRANË/ Rama pret kryeministrin e Armenisë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT