Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka treguar muajt e fundit një ane tjetër të tijin që nuk e kishim njohur.
Që pas djegies së mandateve, Basha ka “liruar” edhe kollaren që më parë nuk ndodhte, thënë kjo në të gjitha kuptimet.
Duket se kryedemokrati ka si qellim të tregojë se tani qe nuk është më pjesë e Kuvendit dhe as deputet, edhe sjellja e tij do të jetë e nje qytetari të thjeshtë.
E verteta eshte se Basha nuk është shquar gjatë viteve si lider i demokratëve si dikush i kuruar në humor, batuta, ironi apo sjellje që për pak mund te behen edhe burim aksidenti.
Gjithnjë serioz, me fjalor të zgjedhur dhe selektiv si person, Basha i sotëm ka ndryshuar.
Veç video-ve të pafundme nga makina (duke dal nga dera e prapme dhe xhiruar), selfie-ve, sot Basha tregoi se dhe batutat e tij kane arritur nje tjeter nivel.
Nëse një të tille do e kishte bere kryeministri Rama, me siguri për demokratët dhe Bashën ai do të ishte një karagjoz, ashtu si shpesh ky i fundit e ka konsideruar.
Por kur Basha, hap telefonin e një prej te pranishmeve e më pas tregon historinë se ku e beri me gruan për herë të parë… çfarë ndodh?
Duket se dëshira për tu bere sa më karizmatik e ka nxjerrë Bashën një lider të një forme tjetër që duhet thënë se nuk i shkon aspak.
Nuk po themi se nuk i lejohet ta bëj, por kur prej vitesh ti njihesh si një tjeter profil, imitimi aspak origjinal të dërgon vetëm në një rrugë, atë të një karagjozi.
Term i perdorur ky, pasi teksa shihte videon e kryeministrit Rama me gratë për 8 Mars në Fier, Basha u shpreh se ai ishte “karagjoz”.
Andaj sot, na mbetet vetëm të pyesim… Lul, ti je?!
Përgatiti: AlpeNews.al


