• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË APLIKOHET SHARIATI I ZOTIT”/ Xhihadisti i kapur habit: Nëse na ka mbetur shumë PAK…
Home
Jetë

“TË APLIKOHET SHARIATI I ZOTIT”/ Xhihadisti i kapur habit: Nëse na ka mbetur shumë PAK…

12 March, 2019 k.autor Jetë

Forcat kurde në Siri po avancojnë me sukses në çlirimin e bastionit të fundit të Shtetit Islamik në vend. Ofensiva e nisur të dielën në mesnatë po i sjell fundin të ashtuquajturit “kalifat” të ISIS të shpallur katër vite më parë, që përshkonte në një territor të gjerë nga Siria në Irak.

Koalicioni i forcave kurde në Siri njoftoi të martën vrasjen e disa dhjetëra militantëve të Shtetit Islamik të mbetur në bastionin e fundit gjeografik në vend.

Në zonën e Baguzit, si pasojë e bombardimit me artileri të rëndë nga ajri dhe e sulmeve nga toka u raportuan të paktën tre viktima nga radhët e forcave pro-amerikane.

Operacioni i së martës erdhi në vazhdën e një ofensive të nisur fundjavën e kaluar dhe ka për objektiv shfarosjen e të gjithë xhihadistët që operojnë në kodrinat afër lumit “Eufrat” dhe kufirit me Irakun.

Në zonë mendohet se qëndrojnë në strehime të fshehta apo tunele të nëndheshme rreth 500 luftëtarë të ISIS, së bashku me 3 deri në 4 mijë civilë që janë familjarë të luftëtarëve, kryesisht gra ose fëmijë.

Një nga xhihadistët e kapur që po transferohej nga forcat aleate u shpreh të martën se e kishte të vështirë ta kuptonte pse bota i kundëvihet kauzës së tyre me luftë, dhe përkatësisht zbatimit të ligjit të Shariatit sipas udhëzimeve të Perëndisë.

Abu:“Pse po bombardohemi me avionë dhe pse të gjitha kombet e pafe po bëhen bashkë për të na sulmuar. Cilat janë gabimet apo krimet tona?! Nëse dikur kemi kontrolluar mijëra kilometra territor dhe tani na kanë mbetur shumë pak, do të thotë se jemi mundur, por Zoti gjykon ndryshe. Beteja nuk ka mbaruar.”

Zëdhënësi i forcave kurde në terren informon se operacioni për spastrimin e vendit nga xhihadistët e ISIS thuajse ka përfunduar.

Një problem që mbetet për të trajtuar tanimë janë banorët e evakuuar nga kalifati i xhihadistëve, të cilët strehohen në një kamp të populluar tri herë mbi kapacitetin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRENDI I FUNDIT/ Detaji që "ka fiksuar" vip-et tona dhe duken kaq seksi! (FOTO)
Previous article GAFA E KRYETARIT TË FRPD/ Akuzoi studenten ekselente për punësimin, por në fakt ajo ishte kandidate...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT