• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË AKUZUAR PËR PASTRIM DROGE DHE PASTRIM PARASH/ Detajet: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata
Home
Breaking News

TË AKUZUAR PËR PASTRIM DROGE DHE PASTRIM PARASH/ Detajet: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata

21 November, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK zbardhi akuzat për 11 personat që vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, detyrim paraqitje. SPAK thotë se masa “arrest me burg” është dhënë për Ismail Zenelin; Bujar Ajeti; Dedian Gjoni, shef i krimeve në komisariatin nr.6, Erzen Breçani, ish nëndrejtori i policisë Tiranë; Besmir Muratin; Artan Sulejmanin; Albert Prengës; Bujar Grabovas; Erald Breçanin dhe Ervin Matën.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn ka deklaruar se grupi kriminal trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021. Ervin Mata, mendohet të jetë koka e grupit.

“Aktiviteti i tyre kriminal ka vijuar deri ditët e fundit. Koka e grupit dyshohet se është Ervin Mata”, tha Banushi.

Vetëm për Erzen Breçanin, Besmir Muratin, Dedian Gjonin dhe Bujar Ajetin është ekzekutuar urdhri për arrestin me burg. Kurse disa prej të kërkuave sipas gazetares Banushi dyshohet se ndodhen në Spanjë.

“4 prej personave për të cilët është vendosur masa e sigurisë dyshohet se ndodhen në Spanjë. Sipas SPAK dhe aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë. Po zhvillohet dhe një operacion paralel në vendet ku ata dyshohet se janë”, u shpreh gazetarja.

“Zyrtarja e policisë kufitare më herët ka punuar te Interpolit. Aktiviteti i saj lidhjet me faktin që ajo ishte pjesë e strukturës së Interpol duke dhënë informacione për dy persona, për ekzekutimin e tyre. Vëllezërit kanë pasur konflikt me grupin në fjalë. Ndodhen në Britani. Ajo ka dhënë informacione për vendndodhjen e tyre”, shtoi ajo.

Sipas SPAK, gjatë ekzekutimit të vendimeve, është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri. Konflikti për trafikun i drogës jashtë vendit, ka sjellë edhe tentativën për të kryer vrasje. Hetimet për këtë grup, janë kryer në Shqipëri, në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO JETOJNË DIKU TJETËR? Ja çfarë na zbuloi Klea Huta për planet e vitit të ardhshëm!
Previous article KAOSI NË KUVEND/ Reagon Ambasada britanike në Tiranë: Ju bëjmë thirrje…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT