• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TATIMI”/ Morën rryshfet për të mos ushtruar kontrolle në disa biznese, arrestohet drejtori i Tatimeve në Korçë dhe një specialist
Home
Breaking News

“TATIMI”/ Morën rryshfet për të mos ushtruar kontrolle në disa biznese, arrestohet drejtori i Tatimeve në Korçë dhe një specialist

27 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vihen në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë, Thomas Tontonozi dhe një specialist i regjistrimit, Stjuart Bardhoshi.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimi”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nën drejtimin e SPAK-ut.

Vihen në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit.

Operacini në kuadër të procedimit penal të referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë  e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i  operacionit policor të koduar “Tatimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

• Th. T., 58 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

• S. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.

Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës të Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorit të SPAK, ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive. 

Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

Nën drejtimin e SPAK, vijonë hetimet për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Klubi i Premier zbarkon në Romë për Zaniolo, ekipi italian refuzon ta shesë!
Previous article VENDOS TË DALË NË "PENSION"/ Tërhiqet nga futbolli lojtari rekordmen në Premier League!

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT