• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Tatimet bllokojnë llogaritë e KESH, në rrezik prodhimi i energjisë elektrike
Home
Ekonomi

Tatimet bllokojnë llogaritë e KESH, në rrezik prodhimi i energjisë elektrike

3 November, 2017 k.autor Ekonomi

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndodhet jashtë gjendjes së punës. Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë e këtij viti në prodhimin e energjisë elektrike, tatimet kanë bllokuar të gjitha llogaritë e KESH që prej datës 31 Tetor.

Televizioni Klan ka siguruar një urdhër që drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj ka dërguar në të 16 bankat shqipatre ku kërkon bllokimin e të gjitha parave të KESH dhe vjeljen e detyrimit 187 milion lekë ose 1.8 milion dollarë. Në shkresën dërguar bankave, tatimet kërkojnë kalimin e kësaj shume brenda 3 ditëve.

Një burim pranë Entit Rregullator të Energjisë thotë se situata financiare e KESH nuk është në gjendje të mirë gjatë 4 viteve të fundit, por në 2017-ën KESH ka marrë edhe goditjen më të madhe për shkak të rënies së prodhimit dhe borxheve që dy ndërmarrjet OSHEE dhe OST kanë ndaj saj. Në total detyrimet e tyre arrijnë në 500 milion dollarë, por deri më sot asgjë nuk është derdhur në llogarinë e korporatës.

Të ardhurat e kompanisë për këtë vit janë 60 milion dollarë dhe të gjitha ndahen në shpenzime për pagat, pagesë për importin e energjisë elektrike, shlyerje interesash kredish dhe dëmshpërblim i të përmbyturve.

Këto para nuk arrijnë dot të mbyllin dot vetë kostot e shoqërisë. KESH ka paguar këtë vit 23 milion dollarë pranë organeve tatimore ku 14 milion kanë qënë taksa të këtij viti dhe 9 milion detyrime të parapmbetura.

Në gjendjen që ndodhet, korporata nuk arrin dot të paguajë pagat e punonjësve dhe furnitorët duke bërë praktikisht të pamundur prodhimin e energjisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhet video e Tahirit, sa kushtoi rikonstruksioni i komisariatit në Kombinat
Previous article Rita Ora shfaqet sensuale, ekspozon gjoksin në mbrëmjen e bamirësisë

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT