• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TARIFAT E BE-SË/ Macron i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse sulmohen interesat tona, do reagojmë
Home
Nderkombetare

TARIFAT E BE-SË/ Macron i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse sulmohen interesat tona, do reagojmë

4 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se BE-ja do të “ngrihet në këmbë” nëse interesat e saj do të cenohen nga kërcënimet e Trump.

Ndërsa liderët evropianë kërkuan bisedime, Macron u zotua se do ketë përgjigje të fortë nëse është e nevojshme ndaj tarifave ndëshkuese.

“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë.  Zgjedhjet dhe deklaratat e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së  po e shtyjnë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, tha presidenti francez teksa mbërriti për një takim me liderët e tjerë në Bruksel.

Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të shtunën duke shkaktuar reagime nga të tre vendet.

 

 

Ai tha të dielën mbrëma se tarifat e reja ndaj BE-së janë në shqyrtim.  Presidenti amerikan përsëriti ankesat e kahershme për madhësinë e deficitit tregtar të SHBA me BE-në dhe kërkoi që Evropa të importonte më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk kishte një afat kohor specifik për tarifat ndaj Evropës, por tha se  do të ndodhë shumë shpejt.

“Bashkimi Evropian na ka trajtuar tmerrësisht keq”, u tha ai gazetarëve të premten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR MASHTRIM/ Arrestohet në Tiranë 42-vjeçari izraelit, pritet ekstradimi drejt Gjermanisë
Previous article AFERA PARTIZANI/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT