• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA PARTIZANI/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA PARTIZANI/ Gazetari: Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, dhëndri fitoi miliona euro! SPAK provoi korrupsionin e pastrimin e parave

4 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Adriatik Doçi ka komentuar dosjet e drejtësisë, ndërsa ndalet tek afera Partizani, për të cilën GJKKO pritet të vendosë në seancë paraprake nëse dosja do kalojë ose jo për gjykim.

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, Doçi thotë se SPAK ka provuar me fakte implikimin e Berishës në korrupsion dhe roli i dhëndrit në korrupsion dhe pastrim parash.

“Çështja e Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi është në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe dosja e SPAK po verifikohet nga gjykata, e cila nuk ka ende një vendimmarrje për shkak të procedurave dhe kohës së nevojshme që u duhet avokatëve për të parashtruar prapësimet e tyre sa i takon hetimeve të SPAK.

Vendimmarrja pritet të jetë një nga këto tre forma, kalimi i dosjes për gjykim, mund të kemi një vendimmarrje që mund të prapësohet dosja për hetime të mëtejshme ose mund të kemi edhe një prapësim dhe mbyllje të çështjes hetimore.

Kjo duket e vështirë, se nga provat që kemi parë deri më sot, është një dosje e kopsitur dhe provohet me prova dhe me fakte implikimi i Berishës dhe në korrupsion dhe roli i dhëndrit në korrupsion dhe pastrim parash”, tha Doçi.

Gazetari thekson se dhëndri Malltezi përmes aferës Partizani arriti të vendosë pasuri miliona euro. Doçi thekson se Berisha përdori pushtetin për pasurimin e familjes, një ndër arsyet që u shpall non grata nga SHBA.

“Faktet janë publike, nga pronar i pretenduar i rreth 150 metër katror tokë tek ish-klubi partizani, dhëndri i tij ka arritur që të ketë një pasuri me vlerë miliona euro, të ngrejë 19 kulla, dhe me këtë operacion SPAK ka konkluduar se janë pastruar rreth 5 mln euro. Nga një trashëgimtar i pretenduar, sepse ka patur dyshime të forta që këta ish-pronarë janë dëm njëherë nga Italia fashiste. Vetëm për prona që ka përfituar Malltezi, nuk gjenden dokumentet në arkiva.

Duke qenë se Berisha ka drejtuar arkivin, mund të ketë patur një angazhim për zhdukjen e dokumenteve. Mungesa e dokumenteve të dëmshpërblimit nuk e zhbën akuzën e SPAK ndaj Berishës dhe Malltezit për pastrim parash dhe korrupsion, përdorimin e pushtetit për pasurim familjar, ashtu siç është edhe reflektuar në vendim e DASH për t’i shpallur non grata”, shprehet Doçi.

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TARIFAT E BE-SË/ Macron i përgjigjet kërcënimeve të Trump: Nëse sulmohen interesat tona, do reagojmë
Previous article PANIK NË ISHULLIN GREK/ Tjetër lëkundje e fortë sizmike, rritet frika për një vullkan

s.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT